Fier/ Arrestohet 46-vjeçari, u kap me kanabis dhe armë gjahu pa leje (Emri)

20/08/2021 09:28
Foto ilustruese

Një 46-vjeçar, i identifikuar si Kujtim Qerimaj është arrestuar nga policia e Fierit pasi është kapur me lëndë narkotike cannabis sativa dhe armë gjahu pa leje.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesë iu gjetën dhe sekuestrua 1 armë gjahu pa leje dhe 800 gram lëndë narkotike cannabis sativa e përgatitur gati për shitje.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mallakastër arrestuan në flagrancë shtetasin Kujtim Qerimaj, 46 vjeç, banues në Lapulec, Mallakastër”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të gjahut”.

Top Channel