Elbasan/ Shpallet në kërkim 20-vjeçari, dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Rrajcë. Rrezikoi parkun kombëtar Shebenik-Jabllanicë

20/08/2021 09:35

Një 20-vjeçar, i dyshuar si autor i zjarrvënies së qëllimshme në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë, është shpallur në kërkim.

Ai është identifikuar me inicialet I.H., banues në fshatin Rrajcë Sutaj, Prrenjas.

I riu dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Rrajcë Skënderbe, në vendin e quajtur “Guri i Dhelprës”, pjesë e parkut kombëtar Shebenik-Jabllanicë,  ku si pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të ndryshme.

Materialet i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast mos shkaktojnë zjarrvënie pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi duke ju garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm nga strukturat policore.

Top Channel