Një përplasje mes bashkëmoshatarësh, vetëm 16-vjeç, ka përfunduar në plagosjen me thikë të njërit prej tyre.

Ngjarja e rëndë është shënuar Sarandë, në lagjen nr.3, ku pas një konflikti të çastit shtetasi me inicialet O.H., 16-vjeç ka goditur me thikë shtetasin B.A., po ashtu 16-vjeç.

I mituri është dërguar menjëherë drejt spitalit të Traumës në Tiranë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar të plagosjes me thikë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit të mitur me iniciale O. H., 16 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas, në vendin e quajtur “Plazhi i ri”, në lagjen nr.3, Sarandë, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është konfliktuar fizikisht, e me pas ka plagosur me një mjet të mprehtë (thikë) bashkëmoshatarin e tij, shtetasin e mitur me iniciale B. A., 16 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë.

Top Channel