Aksidenti me 6 të plagosur, bllokohet qarkullimi, policia devijon qarkullimin e mjeteve

20/08/2021 15:44

Si pasojë e aksidentit të rëndë të ndodhur pak më parë në aksin Levan-Fier, ku mbetën të plagosur 6 persona, dy prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë është ngadalësuar qarkullimi i mjeteve.

Për të mos ndaluar qarkullimin policia ka devijuar lëvizjen e mjeteve në një tjetër rrugë në zonën e Levanit.

Por megjithë devijimin në rrugë dytësore sërish janë krijuar radhë të gjata, sidomos të mjeteve me drejtim nga Fieri në Vlorë.

Top Channel