Manchester City-Paris Saint Germain është një prej supersfidave që do të luhen në mbrëmjen e së mërkurës dhe që do të transmetohet në Top Channel. Skuadra e Citizens vjen në këtë përballje pas një starti perfekt të kampionatit, por edhe me hijen e vendimit të Premier League mbi vete.

Trajneri i Citizens, Enzo Maresca, në konferencën për shtyp në prag të kësaj sfide dha mesazhin e qartë se skuadra e tij duhet të zhvillojë ndeshjen perfekte.

‘Mesazhi për nesër në mbrëmje është shumë i thjeshtë; për të fituar duhet të zhvillojmë ndeshjen perfekte duke qenë se aktualisht PSG është skuadra më e mirë në Evropë-tha Maresca-ka fituar dy edicionet e Ligës së Kampioneve, gjë që tregon vlerën e kësaj skuadre. Na duhet një paraqitje pa gabime dhe duhet të japim maksimumin. Besoj se mund ta mposhtim’

Përkrah Marescas, në konferencën për shtyp ishte mbrojtësi Ruben Dias që ishte në të njëjtën linjë me trajnerin e tij.

‘Paris Saint Germain  është padyshim një skuadër e madhe, kjo është e pamohueshme-tha Ruben Dias-i njoh personalisht disa prej futbollistëve dhe e di sa të fortë janë. Duket fleksibilitetit taktik i tyre në çdo fazë të ndeshjes. Është e nevojshme që të jemi shumë të zotët për t’i mposhtur dhe pikërisht ky është objektivi ynë’.

Top Channel