VIDEO/ E dhunuan policët dhe i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje fare me protestën
14/10/2026 00:07
Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 19-vjeçarin, të cilit, efektivët e policisë i thyen këmbën pas dhunës së ushtruar.
Ai dëgjohet duke i thënë ministres se nuk kishte lidhje me protestën dhe se ishte duke kaluar në rrugë.
Në lidhje me rastin e të riut, janë pezulluar nga detyra katër efektivë dhe shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 1, ndërsa kanë nisur hetimet nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) dhe Prokuroria.
Top Channel