VIDEO/ E dhunuan policët dhe i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje fare me protestën
Disa qytetarë kanë përfunduar me lëndime nga protesta e sotme, ndërsa po mjekohen te spitali i Traumës.
Në një deklaratë për mediat, shefi i Urgjencës së Traumës, Agustin Suma, ka deklaruar se gjendja me e rënduar është e 19-vjeçarit që i është thyer këmba.
“Kryesisht kanë qenë me dëmtime të lehta. Rasti i fundit ishte me një frakturë e kërcirit të djathtë. Ritheksoj që nuk ka asnjë pacient të intubuar apo humbje jete. Djali me këmbën e thyer do shtrohet në pavionin e ortopedisë, djali është në gjendje të stabilizuar. Gjendja e pacientëve është e stabilizuar”, tha ai.
I pyetur për policët e plagosur, shefi i Urgjencës u shpreh se janë paraqitur 7 efektive që kanë marrë ndihmën mjekësore dhe që të gjithë janë larguar nga spitali.
Top Channel