VIDEO/ E dhunuan policët dhe i thyen këmbën, flet 19-vjeçari nga Trauma: S’kisha lidhje fare me protestën
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me emisionin “Breaking me Jetona Koçibellin” në Top News, gazetari Eraldo Harlicaj raportoi se si paraqitej situata në kryqëzimin e Barrikadave.
“Momentalisht ndodhem në kryqëzimin e Barrikadave, është me qetë situata. Nuk ka një organizim të mirëfilltë të protestuesve. Në këtë kryqëzim ka patur përplasje shumë të ashpra. Këtu po bëhet pastrimi i vendit. Më para kishte dhe më shumë furgona policie, por mesa duket kanë marrë urdhër për tu larguar. Tirana duket kaotike për shkak të përplasjeve që kanë patur policia me protestuesit”, tha gazetari.
Më pas Harlicaj shtoi se në Spitalin e Traumës kanë shkuar 3 kolegë gazetarë të lënduar si dhe 6 efektivë policie të dëmtuar. Gjithashtu mbi 15 persona me dëmtime të konsiderueshme, ku një i ri ka thyer këmbën, por që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetën.
Gazetari zbuloi një detaj për një të ri që është përplasur me 6 policë gjatë kësaj proteste.
“Është djali i një gazetareje dhe babai i tij është një polic nga Gjirokastra. Ka një simbolikë më të madhe se pikërisht babai i tij mban uniformën e policisë”, tha gazetari Harlicaj.
Top Channel