Njëri theu masën e sigurisë, tjetri u kap me drogë në shtëpi, në pranga dy të rinj

20/08/2021 11:47

Një 20-vjeçar është arrestuar një flagrancë në Bulqizë pasi theu masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Erjon Lusha, 20 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas ka dalë nga banesa duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” që Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër kishte caktuar ndaj tij, së bashku me babain e tij shtetasin A.L., janë konfliktuar dhe goditur me grushta shtetasin U. H., të cilit i kanë shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe shtetasit U. H., dhe A.L., për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Ndërkaq, një tjetër 20-vjeçar është vënë në pranga në Mat, pasi u kap me drogë.

Poilicia arrestoi shtetasin Serxho Lleshi, 20 vjeç, banues në Burrel. Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, shërbimet e policisë kanë ushtruar kontroll personal dhe më pas kontroll në banesë. Si rezultat i kontrollit , shërbimet e Policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 20 doza me lëndë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër dhe Mat për veprime të mëtejshme.

Top Channel