7 miliardë tonë shi në Groenlandë, ekspertët: S’ka ndodhur kurrë!

20/08/2021 14:27

Për të parën herë në histori, reshjet në majën më të lartë të Groenlandës, gati 3 km mbi nivelin e detit, nuk ishin bore, por shiu.

Për të tretën herë në më pak se një dekadë, temperaturat në këtë majë shkuan mbi nivelin e ngrirjes. Ajri i ngrohtë nxiti një event ekstrem duke bërë që bërë që 7 miliardë tonë ujë të bien mbi shpatet e akullta, niveli më i lartë ky që prej fillimit të regjistrimeve në 1950-tën, sipas Qendrës Kombëtare të të Dhënave të Dëborës dhe Akullit.

Sasia e masës së akullit të humbur të dielën ishte shtatë herë më e lartë se mesatarja ditore e kësaj kohe të vitit. Shkencëtari Ted Scambos, nga Universiteti i Kolorados, thotë se kjo është dëshmi e qartë e faktit se Groenlanda po nxehet me shpejtësi rekord. “Ajo që po ndodh nuk është thjesht një dekadë e ngrohtë apo një model klimatik kalimtar,” tha Scambos për CNN.

“Kjo është e paprecedentë”, shtoi ai. Raporti i klimës që OKB-ja publikoi këtë muaj dilte në përfundimin se djegia e karburanteve fosile ka pasur një kontribut veçanërisht të madh në shkrirjen e akujve të Groenlandës gjatë dy dekadave të fundit.

Top Channel