Iu gjet kokainë dhe mbi 22 mijë euro, policia italiane i vë prangat banakieres shqiptare

20/08/2021 14:07

Një shqiptare, e cila punonte si banakiere në Itali, ka rënë në prangat e policisë.

Mediat fqinje shkruajnë se policia shkoi për kontroll në banesën ku jetonte 46-vjeçarja.

Pas kontrollit karabinierët e Kompanisë Salsomaggiore kapën rreth 50 gram kokainë, një peshore elektronike të saktë dhe 22,500 euro, që konsiderohen të ardhura nga tregtimi i drogës.

Tashmë për 46-vjeçaren shqiptare  është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”.

Top Channel