Rriten rastet me Covid në Mal të Zi, ashpërsohen masat, ja çfarë nevojitet për të udhëtuar drejt vendit fqinj

20/08/2021 11:11

Pas rritjes së rasteve të reja me Covid-19 në Mal të Zi, organet shëndetësore të vendit kanë ashpërsuar masat.

Ndër to përfshihen dhe masat për të udhëtuar drejt Malit të Zi. Për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë duhet të plotësojnë të paktën një nga 4 kushtet e vendosura.

Certifikatë e vaksinimit me dy doza ose me një dozë;

Test PCR jo më shumë se 72 orë;

Vërtetim që ke kaluar Covid-19 jo më pak se 14 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testimi pozitiv me coronavirus;

Ose test antigen negativ jo më shumë se 48 orë.

Mësohet se edhe në dasma, ditëlindje apo festa të tjera të organizuar pjesëmarrje do të kryhet me masa e mësipërme. Ndërkaq, këto masa vlejnë nga data 20 gusht deri më 10 shtator.

Top Channel