Nga 6173 testime kanë rezultuar pozitivë me covid në 24 orët e fundit 535 qytetarë.

Edhe dita e sotme kishte viktima, ku nuk nuk mundën t’i mbijetonin virusit dy qytetarë, një qytetar 45 vjeç nga Durrësi dhe një qytetar 77 vjeç nga Tirana.

Tirana është qyteti me numrin më të madh të rasteve ditore, 184 të infektuar, ndërsa pasohet nga Shkodra me 53 raste, 37 në Vlorë, 29 në Durrës,  19 në Malësi e Madhe, 17 në Kavajë, 16 në Berat, 15 në Lushnje, nga 13 raste në Sarandë, Elbasan, nga 12 raste në Lezhë, Kamëz, Fier, 10 në Vau i Dejës, 7 në Peqin, nga 6 raste në Rrogozhinë, Gjirokastër, Prrenjas, nga 5 raste në Kuçovë, Dimal, Mallakastër, nga 4 raste në Dibër, Mat, Divjakë, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, Korçë, Tepelenë, Krujë, nga 2 raste në Kurbin, Kukës, Shijak, Vorë, Roskovec, Memaliaj, Pogradec, nga 1 rast në Poliçan, Skrapar, Devoll, Përmet, Konispol, Delvinë, Himarë, Selenicë, Patos, Tropojë, Has, Pukë.

Aktualisht janë 4615 qytetarë aktivë me COVID në të gjithë vendin, ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 60 pacientë.

Janë shëruar 122 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 131,042 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Muaji Gusht është muaj i hapur i vaksinimit antiCOVID për çdo qytetar +18 vjeç.

Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

 Statistika (20 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         535

Të shëruar në 24 orë       122

Të shtruar në spitale       60

Humbje jete në 24 orë     2

Testime ditore                 6173

Testime totale             985,705

Raste pozitive             138,132

Raste të shëruara         131,042

Raste Aktive                    4615

Humbje jete                     2,475

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             1781

Shkodër          739

Vlorë               416

Fier                  409

Durrës             261

Elbasan           239

Lezhë              217

Berat               164

Gjirokastër       144

Korçë               101

Kukës              88

Dibër                 56

Top Channel