Policia aksion në 24 orët e fundit/ Gjashtë në pranga, dy në kërkim, ja për çfarë akuzohen

20/08/2021 15:25

Gjashtë persona janë vënë nën pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, për vepra të ndryshme penale.

Një 28-vjeçar u ‘kap mat’ nga policia, pasi gjatë kontrollit të ushtruar policia i gjeti në çantën e dorës një sasi me lëndë narkotike kanabis dhe një përforcues grushti.

Një 61-vjeçare është ndaluar nga policia, pasi u konstatua nga shërbimet e K.P.K Rinas, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

G. N., 34 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;

E. Xh., 35 vjeç, Sh. M., 44 vjeç dhe G. N., 22 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërkaq, policia po punon për kapjen e shtetasve B. K., 28 vjeç dhe M. M., 27 vjeç, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëjetueses së shtetasit B. K. Po punohet për kapjen e tyre dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel