Bayerni po përgatitet të lëshojë dy lajme të mëdha për tifozët e skuadrës

20/08/2021 13:01

Gjiganti bavarez Bayern Munich e ka nisur sezonin e ri në mënyrën më të mirë të mundshme duke e fituar Superkupën e Gjermanisë para pak ditësh pasi e mposhti Borussia Dortmundin.

Ky ishte sinjali i parë se Bayerni do të jetë kandidati kryesor për titullin kampion në Bundesligën gjermane por jo vetëm aty pasi të njëjtin do të kërkojnë edhe lavdinë në garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Përtej përgatitjeve për sezonin 2021/22, bavarezët po punojnë me hapat të sigurt edhe në ruajtjen dhe përsosjen e përbërjes së skuadrës për vitet e ardhshme.

Në këtë drejtim, ata së shpejti pritet të njoftojnë për dy rinovime kontratash të dy prej lojtarëve kryesor të skuadrës.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, mesfushori Joshua Kimmich është shumë afër rinovimit të kontratës së tij deri në vitin 2025.

Përveç Kimmich, Bayerni të njëjtën gjë do ta bëjë edhe me mesfushorin tjetër Leon Goretzka për të cilin ishte raportuar se kishte shprehur interesim gjiganti anglez Manchester United.

Top Channel