Riaktivizohen vatrat e zjarrit mbi tunelin e Kërrabës, forcave zjarrfikëse të Elbasanit u shkojnë në ndihmë edhe të Tiranës

20/08/2021 14:54
Foto Ilustruese

Vatrat e zjarrit në Kërrabë janë aktivizuar sërish.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë duke shkuar forcat zjarrfikëse të Elbasanit, ndërsa në ndihmë të tyre janë duke shkuar dhe forca nga Tirana.

Sikurse e bëri me dije pak më parë edhe meteorologia, Adiola Bami, moti i nxehtë dhe intensitetit i erës në rritje në orët e pasdites, e bën shumë të vështirë punën e forcave të zjarrfikëses për shuarjen e flakëve.

Top Channel