“Na vrisni këtu ku jemi”, gratë afganë sfidojnë vdekjen: Në rrugë me flamurin kombëtar!

20/08/2021 14:49

Rrezikojnë jetën, por kjo nuk i ka penguar një grup grash në Afganistan të dilnin në protestë në rrugët e Kabulit me një flamur kombëtar 200 metra të gjatë.

Protesta e fuqishme e viburse e femrave afgane kundër instalimit të një regjimi që kërkon t`i kthejë 20 vjet mbrapa të drejtat e tyre, u pasqyrua gjerësisht në mediat ndërkombëtare. “Kjo situatë për ne, është më keq se vdekja”, tha njëra prej pjesëmarrëseve për mediat e huaja. “Flamuri kombëtar është identiteti ynë”, thërriste një tjetër.

Protesta të ngjashme u mbajtën dhe një pjesë të tjera të vendit, duke u kthyer në dëshmi të qartë të zemërimit dhe dëshirës së dëshpëruar për liri. Që prej marrjes së kontrollit nga talebanët, çdo ditë që kalon rreziku për afganët rritet, sidomos për gratë e ata që bashkëpunuan me forcat e NATO-s dhe organizatat ndërkombëtare. Talebanët kam premtuar amnisti të plotë, edhe për ata persona me të cilët kanë luftuar në të kaluarën. Por, banorët e kryeqytetit afgan thonë se realiteti është krejt ndryshe.

Top Channel