Talebanët: Në Afganistan do qeverisim sipas ligjit të Sheriatit! Ç’do të thotë kjo për gratë?

20/08/2021 13:37

Talebanët thonë se do të qeverisin në Afganistan sipas Sheriatit, ose ligjit Islam. Grupi militant islamik ka marrë kontrollin e vendit që pas largimit të forcave amerikane dhe aleate.

Në konferencën e parë për shtyp pas marrjes së pushtetit, një zëdhënës taleban tha se çështje të tilla si media dhe të drejtat e grave do të respektohen “brenda kornizës së ligjit islamik”.

Por grupi ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi se çfarë do të thotë kjo në praktikë.

Talebanët kanë qenë të njohur për interpretimin e tyre të rreptë të Sheriatit, duke përfshirë dënimet, si dhe ekzekutimet publike të vrasësve të dënuar, apo kurorëshkelësve.

Top Channel