Tërbohet Erdogan, Greqia “i ngec” Turqisë afganët: Këta tanët, t’i dërgojmë atje!

20/08/2021 12:29

Greqia bëri të ditur se ka ndërmend t`i dërgojë në Turqi emigrantët afganë që mbërrijnë në tokën e saj, me pretendimin se vendi fqinj është një “parajsë e sigurtë për ta”.

Komentet e Athinës erdhën pavarësisht faktit që Ankaraja e ka përsëritur se nuk ka ndërmend ta mbajë ajo peshën e një krize emigracioni, e cila ishte rrjedhojë e vendimeve nga vende të treat. Situata kaotike në Afganistan e përjashton mundësinë e kthimit mbrapsht në këtë vend të atyre shtetasve që u mohohet azili. Greqia kërkon ta heqë këtë barrë nga vetja. “Nuk e dimë si do të jetë gjendja në Afganistan në muajt në vazhdim ”, tha për Skai TV ministri grek i emigracionit Notis Mitarachi .

“Është ende herët për të thënë nëse Greqia do të përballet me një valë të re refugjatësh, por ne e konsiderojmë Turqinë të sigurtë për ta”, shtoi ai. Kjo deklaratë ka acaruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

“Turqia nuk ka asnjë detyrim të kthehet në parajsë të sigurtë për refugjatët afganë” deklaroi ai. “Nëse kemi një detyrim po, ai është të garantojmë kthimin e sigurtë të refugjatëve në vendlindjet e tyre”, shtoi presidenti turk. Mjaftoi vetëm një javë që talebanët të përfundonin ofensivën e tyre të rrufeshme me marrjen e Kabulit, teksa forcat qeveritare afgane të stërvitura për mbi dy dekada dhe të pajisura nga SHBA e të tjerë me një kosto prej miliarda dollarësh u dorëzuan e u shpërbënë, duke e zhytur vendin në kaos.

Top Channel