E hënë, 25 Tetor 2021
10:05
“Shqipëria po bëhet gati për në BE”/ Rama editorial për ‘Politico.eu’: Grindjet brenda bllokut mund të pezullojnë përkohësisht zgjerimin!

Kryeministri Edi Rama në një editorial për Politico.eu ka bërë të qartë se synimi i Shqipërisë është integrimi në BE. Ai thotë se BE -ja po humb fytyrën me mbrojtësit e saj më të fortë, ndërsa thekson se nëse Ballkani Perëndimor nuk mund të vijë në BE, ndoshta BE -ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor.

10:03
Gjermania forcon kontrollin kufitar me Poloninë

Kufiri gjermano-polak është shndërruar në një pikë të nxehtë të kalimeve të migrantëve gna Bjellorusia. Gjermania po mendon mundësinë e kontrollit më të rreptë të kufirit.

09:48
DW: Energjia së shpejti e papagueshme?

Çmimet e energjisë elektrike, gazit dhe naftës po rriten gjithnjë e më shumë. Edhe konsumatorët gjermanë ndeshen me fatura të larta. Problemi është se nuk pritet ndonjë përmirësim i shpejtë, thekson Henrik Böhme.

09:29
Biden, përpjekje për t’i dhënë formën përfundimtare paketës së shpenzimeve sociale

Presidenti amerikan Joe Biden po takohet në Dellauer të dielën me dy senatorë demokratë në një përpjekje për t’i dhënë formën përfundimtare një pakete që përfshin shpenzime në fushën sociale, si dhe për projekte mbi klimën, përpara se ajo të paraqitet të hënën në Kongres.

09:21
Salah i “vjedh skenën” Ronaldos, Man. United sheh makthe në “Old Trafford”

Ishte testi i të vërtetës për Manchester United, që pas një merkatoje verore tejet të bujshme, duhej të tregonte se ka ardhur momenti të garojë për titullin kampion në Premier League, por mori një shuplakë tejet të rëndë, që do t’i djegë gjatë.

09:18
Ishte dënuar me 8 vite burg në Itali/ Arrestohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar. Akuza e rëndë për të cilën akuzohet

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 40-vjeçar shqiptar, i cili ishte dënuar në Itali me 8 vite burg për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të mitura”.

09:07
Suarez shmang humbjen e Atleticos, Sociedadi mbetet i vetëm në krye

Luiz Suarez shpëton Atleticon nga humbja përballë Real Sociedadit në “Wanda Metropolitano”.

09:04
​Shefi i OBSH-së: Pandemia përfundon kur bota vendos t’i japë fund

Pandemia e COVID-19 do të përfundojë “kur bota të vendosë t’i japë fund, pasi të gjitha mjetet për të luftuar virusin janë tani në dispozicion”, deklaroi shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus, duke përsëritur thirrjet e tij për një shpërndarje më të drejtë të vaksinës. .

08:58
Studimi/ Konsumimi i orizit të bardhë ka një efekt të ngjashëm me sheqerin

Më shumë se gjysma e popullsisë së botës e konsideron orizin si ushqimin kryesor. Orizi i bardhë është shumë më i zakonshëm se ai me ngjyrë kafe, pasi ka një jetëgjatësi më të madhe dhe është më i lehtë për t’u transportuar. Megjithatë, është gjithashtu më pak ushqyes.

08:53
Grusht shteti në Sudan/ Forcat ushtarake kapin kryeministrin dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë

Mëngjesin e ditës së sotme, forcat ushtarake në Sudan kanë arrestuar kryeministrin Abdalla Hamdok dhe e kanë dërguar atë në një vend të panjohur. Lajmin e ka bërë të ditur ministria e informacionit të Sudanit. Po ashtu janë arrestuar edhe disa anëtarë të udhëheqjes civile të vendit.

08:32
Arrestohen 4 shtetas të huaj në portin e Durrësit/ Tentuan të kalojnë kufirin duke përdorur viza turistike gjermane false

Katër shtetas të huaj kanë rënë në prangat e Policisë Kufitare në Portin e Durrësit, si rezultat i finalizimit të operacionit të koduar “Pritësi”.

08:25
Rama publikon pamjet e bllokut të ri të banimit në Kavajë: Do strehohen 359 familje që humbën shtëpitë nga tërmeti

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me publikimin e pamjeve nga  blloku i ri i banimit në Kavajë.

08:20
10 ambasadorë ‘non grata’/ Kritikët e Erdoganit: Kërkesa, shpërqendrim nga problemet ekonomike

Kundërshtarët politikë të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan thanë se thirrja e tij për të dëbuar ambasadorët e 10 vendeve aleate perëndimore ishte një përpjekje për të hequr vëmendjen nga vështirësitë ekonomike që po kalon Turqia. Nga ana tjetër diplomatët shpresojnë ende që dëbimet të shmangen.

08:15
Instituti i Vjenës rishikon me rritje ecurinë ekonomike të Shqipërisë më 2021

Pas Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) edhe Instituti për Studime Ekonomike Ndërkombëtare në Vjenë e rishikoi me +1.9 pikë përqindje (pp) rritjen ekonomike të Shqipërisë më 2021 në raportin e vjeshtës.

08:07
Mali i Zi/ Gjendje e rëndë për shkak të koronavirusit

Situata epidemiologjike me virusin Corona në Mal të Zi, vendin me 621.718 banorë, vazhdon të jetë e rëndë. Me përhapjen e variantit Delta është shënuar edhe rritja e numrit të të sëmurëve nga Corona, sidomos tek të rinjtë. Po ashtu është rritur ndjeshëm numri i personave që kanë humbur jetën. Autoritet thonë se shumica e tyre nuk kanë qenë të vaksinuar, ose kanë pasur dhe sëmundje të tjera shoqëruese. 

08:04
Serbia sërish u ndalon hyrjen boksierëve nga Kosova

Për të tretën herë me radhë, delegacionit të përfaqësueses së Kosovës në boks, i është ndaluar hyrja në territorin e Serbisë. Ata ishin nisur drejt Beogradit për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, në kategorinë e meshkujve, që zhvillohet në kryeqytetin serb nga 24 tetori deri më 6 nëntor.

07:34
Parashikimi i motit/ Java nis me vranësira dhe ulje të ndjeshme temperaturash

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të vranët në të gjithë vendin. Pritet të ketë dhe intervale të shkurtra me reshje.

00:32
Gara me makina pa shoferë! Mjeti drejtohet nga algoritmi që e bën makinën të ecë me 218 km/ orë

Pista e garave në Indianapolis u mbush me makina këtë fundjavë, ndërsa në horizont nuk u pa asnjë pilot.

E diel, 24 Tetor 2021
23:57
Pas debatit me Sheilën, Paloma “shpërthen” në lot

Debati mes Palomës dhe Sheilës agravoi në tone të ashpra dhe ofendime të rënda ndaj njëra-tjetrës.

22:56
Befason presidenca e Laçit, drejtimi i skuadrës në duart e trajnerit kampion

Klubi i Laçit me trajner të ri pas largimit të malazezit Vukicevic. Pavarësisht suksesit 0-1 përballë Kastriotit nën drejtimit e Sero Nokës, presidenti i kurbinasve, Pashk Laska, kishte plane të tjera për stolin.

22:54
Akuzoi efektivët për dhunë/ Reagon policia e Lushnjës: 28-vjeçari goditi forcat blu, nuk pranoi të…

Policia hedh poshtë akuzat e një shtetasi në Lushnjë që akuzon efektivët se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij.

22:43
Ditë të nxehta në Dubai, Enca ‘thyen’ rrjetet sociale

Këngëtarja Enca Haxhia, po shijon disa ditë relaksi në Emiratet e Bashkuara Arabe.

22:29
Shifra rekord në ankandin e veprave të Picassos, mbi 40 milion euro për pikturën e muzës së artistit

Njëmbëdhjetë vepra arti të Pablo Picasso që ishin ekspozuar në një hotel në Las Vegas për më shumë se dy dekada janë shitur në ankand për gati 110 milion dollarë.

22:20
Kombëtarja e femrave mbërrin në Poloni, optimizëm për rezultat pozitiv

Kombëtarja shqiptare e femrave ka udhëtuar këtë të diel drejt Polonisë për ndeshjen e radhës eliminatore të Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”.

22:17
Tetë ndeshje pa fitore, shkarkohet nga pankina ish mesfushori i Milanit

Mark Van Bommel nuk është më trajner i Wolfsburg.

22:15
Deputeti Shaip Kamberi: Shqiptarët e Luginës së Preshevës në Serbi po diskriminohen

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, tha se shqiptarët e Luginës së Preshevës vazhdojnë të diskriminohen në Serbi.

21:50
Serbia ndalon sërish sportistët e Kosovës në kufi

Zyrtarët e Komitetit Olimpik të Kosovës, thanë se ekipi përfaqësues i boksit nuk po lejohet të hyjë në Serbi për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit, që mbahet në Beograd.

21:48
“Mos më përmend vajzën”, Paloma konfliktohet me Sheilën

Një debat mes Granitit dhe Sheilës do të kthehej në një konflikt mes saj dhe Palomës.

21:31
“E bëre për Semin”/ Graniti debaton me Sheilën

Një debat është zhvilluar mbrëmjen e sotme mes Granitit, Sheilës dhe Semit.

21:31
Vajzat futbolliste të Vlorës/ Stërviten me ambicien që të bëhen të famshme një ditë

Vajzat vlonjate të moshës 12 deri në 15 vjeç po stërviten për të qenë e ardhmja e futbollit për femra.

21:20
Punime në rrjet/ Cilat zona të Tiranës do të jetë nesër pa drita?

Disa zona të kryeqytetit do të jenë pa energji elektrike të hënën, përgjatë 2 orëve të drekës.

21:11
Ndeshjet e superiores/ Kukësi i shkakton humbjen e parë Vllaznisë, e mund 2-0

Vllaznia pëson humbjen e parë në këtë sezon të Abissnet Superiores.

20:53
“Fermat” e Bitcoin në Shqipëri/ Harxhojnë shumë energji, ndaj e vjedhin dhe zbulohen

“Fermat” apo laboratorët me pajisje kompjuterike për Bitcoin janë përhapur shumë edhe në vendin tonë. Kadri Manaj, ekspert në fushën e IT shprehet se ka pasur një interes në rritje për tu përfshirë në këtë proces për shkak të përfitimeve.

20:48
“Me dashuri për Semin”/ Graniti “hakmerret” ndaj Sheilës

Banorët vendosën që të festojnë suksesin e provës javore duke konsumuar disa prej frutave të cilat përfituan nga kjo sfidë.

20:46
Shfaqen veprat e Fishtës në Shkodër/ Interpreton edhe Roza Anagnosti, teatrit iu ndërpre energjia

“Si sot 150 vite At Gjergj Fishta” riktheu ne teatrin “Migjeni” disa prej kryeveprave  të kolosit të letrave shqipe.

20:35
Nga SHBA, nuse në Skrapar/ Amerikania 50-vjeçare u dashurua me një 35-vjeçar

Për Donladin dhe amerikanen Christin, dashuria nuk njeh moshë.

20:27
Interes për arsimin profesional/ Bizneset kërkojnë punëtorë që në bankat e shkollës

Gjithnjë e më shumë tregu po varfërohet nga specialistët, por gjithnjë e më shumë po rritet interesi i të rinjve drejt arsimit profesional.

20:22
“Ua sa të bukur!”/ Semi magjepset nga sytë e Granitit

Semi është magjepsur nga sytë e Granitit

20:22
Reforma e dytë, korrigjuese/ PD përgatit propozimin e ri administrativ territorial 

Partia Demokratike nuk e ka ende një skice të hartës territoriale që kërkon, por ka një shembull se si nuk duhet të jetë ajo.

20:10
Turistët e lirë nga lindja/ Nuk shpenzojnë shumë, vijnë nga vende me të ardhura të pakta

Ahman dhe Shirihnë vizitojnë për herë të parë Shqipërinë.

20:03
Ngadalësohet fiskalizimi i bizneseve/ Ekspertët: Ka probleme, vonohen certifikatat, vështirësi në portalin “selfcare”

Fiskalizimi ka nisur zbatimin për të gjitha fazat por vetëm 35 mijë biznese janë fiskalizuar deri më tani, ndërsa certifikatën pranë AKSHI-t e kanë marrë rreth 74 mijë subjekte.

19:55
Vaksinimi i fëmijëve nis më 1 nëntor, çfarë mendojnë prindërit?

Në 1 nëntor nis vaksinimi i të moshuarve me dozën e tretë, por vaksinën anti Covid duhet ta marrin edhe fëmijët 16 vjeç.

19:54
“Dua të fle”/ Iliri debaton me Palomën, përlotet gazetarja

Mëngjesi nuk ka nisur dhe aq ëmbël për banorët tanë.

19:47
U mbajt në burg padrejtësisht! I riu u akuzua për përdhunim, pas 2 muajsh denoncuesja rezultoi e virgjër

Një 30-vjeçar nga Dibra është mbajtur mbi 2 muaj burg për akuzën e përdhunimit, bazuar në kallëzimin e një vajze që pas ekspertizave mjeko-ligjore rezultoi se ishte ende e virgjër.

19:42
Fqinjët denoncojnë dhunën në familje/ Bashkëshorti del në gjyq edhe pse gruaja e mbrojti, tha se u vetëplagos

Një grua në Tiranë u përpoq ta shpëtonte nga hetimi bashkëshortin e saj, duke u justifikuar se frakturat në fytyrë dhe në trup i kishte shkaktuar vetë.

19:39
Dy orë luftë me grabitësit, biznesmeni tregon si banda e hajdutëve hyri në shtëpi dhe vodhi 100 mijë euro

Duhej të ishte një fundjavë gëzimi, por u kthye në makth për familjen Çangu në Nikël të Krujës. Të gjithë kanë qenë në gjumë kur persona ende të paidentifikuar u kanë hyrë në shtëpi dhe i kanë terrorizuar, ndërsa janë përleshur me kryefamiljarin, biznesmenin Nazmi Çangu, baba i 4 fëmijëve.

19:23
“Përgatisni valixhet”/ Në shtëpinë e “Big Brother” mbërrin një zarf i zi

Në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka mbërritur këtë pasdite një zarf i zi

19:21
Ekspozitë në piramidat e Egjiptit/ Artistë nga e gjithë bota ekspozojnë te piramidat e Gizës

Një ndërthurje mes artit bashkëkohor dhe qytetërimit antik. Në piramidat e Gizës po mbahet ekspozita ndërkombëtare “Forever is Now”, e organizuar nga Fondacioni i Artit në Egjipt.

19:10
Tetë fëmijë vdesin urie në Kabul, më i vogli një vjeç e gjysmë

Një udhëheqës politik etnik Hazara dhe ish-anëtar i Parlamentit të Afganistanit tha se trupat e tetë fëmijëve jetimë, që vdiqën nga uria, u gjetën në pjesën perëndimore të Kabulit.

19:01
Franca lëshon satelitin ushtarak/ Do të lidhë ushtarët francezë në mbarë globin

Raketa Ariane 5 lëshoi ​​me sukses dy satelitë në orbitë  duke vërtetuar se është raketa më e fuqishme në botë, sipas presidentit të ArianeSpace.

18:59
Banorët tentojnë të “pajtojnë” Monikën dhe Fifin

Një natë më parë, Monika dhe Fifi vendosën që të provokojnë banorët e tjerë duke u stisur disa debate mes njëra-tjetrës.

18:36
Aksident në aksin Laç- Mamurras, bllokohet dalja nga autostrada

Një aksident është shënuar këtë të diel pasdite në aksin rrugor Laç- Mamurras. Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën.

18:17
Basha: PD do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese

Lulzim Basha tha këtë të diel se Partia Demokratike do të propozojë një paketë të plotë ndryshimesh kushtetuese, që sipas tij do të kufizojnë dhe garantojnë ndarjen e pushteteve.

18:09
Kosova hiqet nga lista e vendeve të rrezikuara

Instituti Robert Koch ka publikuar listën më të re të vendeve të rrezikuara. Prej sot, Kosova më nuk është në këtë listë.

17:34
“Policia e Shtetit!”/ Autorët u shtirën si efektivë për të grabitur shtëpinë! Intervista e plotë me biznesmenin

Gazetarja e Top Channel, Vali Qyrfyçi ka realizuar një intervistë me biznesmenin Nazim Çangu, pas grabitjes së banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

17:29
Me këngë dhe kërcim, banorët festojnë përfundimin e provës javore

Buxheti javor për banorët do të varet nga performanca e tyre mbi provën javore.

17:08
4 viktima nga koronavirusi dhe 444 infektime të reja në vend

Katër viktima dhe 444 raste të reja është bilanci i koronavirusit gjatë 24 orëve të fundit në vend.

16:56
Ndërpreu provën javore/ Banorët-Palomës: E bëre qëllimisht

Prova e re javore ka nisur gjatë për banorët duhet të përpiqen maksimalisht të sigurojnë buxhetin e plotë

16:54
Makina inteligjente dhe radari “Patrol” kapin shkelësit/ Gjobiten 87 shoferë

87 shoferë janë gjobitur për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe mos vendosje e rripit të sigurimit.

16:36
Lojëra fati në lokal/ Në pranga punonjësi, shpallet në kërkim pronari

Pronari i një lokali është shpallur, ndërsa punonjësi është arrestuar pasi ka përshtatur lokalin për lojëra fati.

16:29
Vitrina e librit/ “Unë jam një maçok”- Natsume Soseki

Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshme që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë e njerëzve që e rrethojnë.

16:25
Vitrina e librit/ “Ajo dhe ai”, roman nga MarcLevy

“Ajo dhe ai” është një roman krejt tjetër në raport me krijimtarinë e deritanishme të shkrimtarit francez, MarcLevy. Kritika e cilëson si një roman me disa veçori thelbësore që e bëjnë të pakrahasueshëm me romane të tjerë të tij.

16:21
Prova javore/ Banorët testojnë trapin e ndërtuar

Buxheti javor për banorët do të varet nga performanca e tyre mbi provën javore.

16:20
Vitrina e librit/ Maradona, Dora e Zotit- Jimmy Burns

Libri “Maradona, Dora e Zotit” është një biografi e pautorizuar e Armando Diego Maradonës, përditësuar me vitet e fundit të jetës së lojtarit të shquar.

16:19
Vrasje për një ngacmim? Ja pistat që po hetohen për atentatin ndaj Demir Backës në Fier

Disa persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen janë marrë në pyetje në komisariatin e policisë në Fier për të zbuluar autorët dhe motivet e atentatit ndaj biznesmenit Demir Backa.

16:04
Përçahet shoqëria mes Monikës dhe Fifit? Dyshja debaton ashpër mbi pastërtinë

Banorët kanë më shumë se sa dy javë të izoluar por mesa duket disa gjëra themelore nuk po gjejnë dot zgjidhje mes tyre.

15:47
FOTOT/ Brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit/ Krevati i gjakosur, sendet të shkatërruara e kasaforta e hapur

Top Channel ka arritur të hyjë brenda shtëpisë së grabitur të biznesmenit Nazim Çangu, të cilin 10 persona e dhunuan dhe i prenë gishtin në mënyrë makabre me gërshërë në banesën e tij në Nikël të Fushë-Krujës.

15:37
Kosovë/ 13 raste të reja me COVID, asnjë vdekje

13 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë, pas kryerjes së 2.283 testimeve. Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast vdekje. “Sot janë shëruar 21 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.205. Në total numri i rasteve aktive është 456”, thuhet […]

15:12
Kalim i paligjshëm drejt Italisë/ Arrestohen në Vlorë 3 shtetas egjiptianë

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës për falsifikim dokumentesh dhe  kalim i paligjshëm të kufirit.

15:00
Mediat italiane: 128 emigrantë në rrezik mbytje në Mesdheun qendror

128 emigrantë dhe refugjatë në dy varka rrezikojnë të mbyten në Mesdheun qendror. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane.

14:56
“Zgjoi” triumfon në Francë/ Rrëmben çmimin e 13-të ndërkombëtar

Filmi  “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit ka triumfuar edhe në Francë, duke u shpërblyer me çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të Filmit “Cinemed”.

14:49
Një muaj pas përleshjeve të dhunshme/ Në burgjet e Ekuadorit gjenden të pajetë 7 trupa

Trupat e pajetë të shtatë të burgosurve u gjetën në një burg të Ekuadorit, vendi ku ndodhi masakra më e rëndë në një burg të Amerikës Latine në fund të shtatorit, me 119 të vdekur.

14:47
Sulm me armë në një burg në Nigeri, arrijnë të arratisen 575 të burgosur

Qindra të burgosur janë arratisur pas një sulmi të armatosur në burgun në shtetin Oyo të Nigerisë.

14:33
Përshtatën lokalin për shitje droge në Tiranë/ Arrestohen menaxheri, punonjësit dhe klientët

Një lokal i përshtatur për shitje dhe konsumim droge është zbuluar në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë, i cili rrinte hapur pas orës policore.

14:30
Deklarata e fortë e kryeministres serbe: Është planifikuar me detaje vrasja e Aleksandër Vuçiç në…

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç deklaroi se ka pasur një plan për vrasjen e presidentit të këtij shteti, Aleksandar Vuçiç. Siç tha Bërbaniç, vrasja ishte planifikuar të ndodhte gjatë zbulimit të monumentit të Stefan Nemanjës, që u bë më 27 janar të këtij viti në Beograd.

14:24
Përplasen 2 anije në Detin Marmara në Turqi

Dy anije janë përplasur në Detin Marmara të Turqisë sot në mëngjes.

14:12
Vettingu në Kosovë/ Zyrtarët kosovarë: Duhet të nisë dialogu me BE për të siguruar…

Qeveria e Kosovës duhet të nisë një dialog me Bashkimin Evropian për ta bindur se procesi i vettingut është forma më e mirë për të siguruar funksionimin dhe transparencën më të lartë nga institucionet e drejtësisë.  Njomza Arifi nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike thotë se kjo duhet bërë me ndihmën e  partnerëve

14:06
Mbrëmja poetike Fishtjane/ Nuk kishte drita, shfaqja teatrale u bë me gjenerator

“Si sot 150 vite At Gjergj Fishta” riktheu në teatrin “Migjeni”  disa prej kryeveprave të kollosit të letrave shqipe. Mbrëmja poetike fishtjane, erdhi nën interpretimin e artistes së madhe Roza Anagnosti dhe aktorëve të teatrit të Shkodres, Rita Gjeka dhe Jozef Shiroka.

13:58
Biznesmenit i presin gishtin dhe i marrin 100 mijë euro/ Pamjet e vilës luksoze, u grabit nga 10 persona

Top Channel ka siguruar pamjet e vilës luksoze të grabitur pas mesnatës në Nikël të Fushë-Krujës, ku qëndronte biznesmeni Nazim Çangu me gruan dhe 4 fëmijët.

13:55
Vajzat futbolliste, stërviten me ambicien që të bëhen të famshme një ditë

Vajzat vlonjate të moshës 12 deri në 15 vjeç po stërviten për të qenë e ardhmja e futbollit për femra. Ish futbollisti Roland Iljadhi grumbulloi një ekip vajzash.

13:54
Kërkohet rikthimi i gjuetisë/ Kuvendi i gjuetarëve në Lushnje: Mos e zgjasni moratoriumin

Gjuetarët kërkojnë lejimin e gjuetisë, 7 vjet pas vendosjes së moratoriumit.  Federata Kombëtare shqiptare e gjuetisë dhe konservimit mblodhi në Lushnjë kuvendin kombëtar.

13:48
Denoncimi i PD: Ja ku gjendet dokumenti i Becchettit që dënon Shqipërinë me 120 milionë euro

Deputeti Saimir Korreshi përmes një deklarate është shprehur se të hënën do të depozitohet një kërkesë në Kushtetuese për nisjen e hetimit parlamentar për çështjen “Becchetti”.

13:31
Fan Club/ Debat i fortë mes moderatores dhe vëllait të Arditit: S’mund të ngresh akuza, paraqit provat!

Jetmiri,  vëllai i Arditit, një prej personazheve në Big Brother Vipa ka komentuar situatën dhe debatet e krijuara në spektakël mes banorëve, i ftuar në Fan Club.

13:29
Puthja e Borës me Donaldin/ Iva Tiço hedh poshtë zërat: Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndije

Në Fun Club u diskutua edhe puthja e shumë komentuar e Borës dhe Doanldit, çiftit që ishin ndarë prej gjashtë muajsh, por i dhanë një shans sqarimi njeri-tjetrit në Big Brother.

13:22
Veliaj pret basketbollistët e Tiranës, u shpallën kampionë në Kupën e Federatës: Është vetëm kupa e parë nga shumë të tjera

Tirana ishte ekipi fitues i Kupës së Federatës së Basketbollit për Meshkuj 2021. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka pritur kampionët e turneut të basketbollit, u shpreh krenar për këtë fitore dhe u ka uruar atyre fitore edhe në ligat e tjera.

13:09
FOTOT/ Ledri Vula pjesë e “Big Brother VIP”?! Ja çfarë thotë partnerja e reperit

Partnerja e reperit të dashur për publikun, Ledri Vula, Sara Hoxha ka dhënë mendimin e saj nëse Ledri Vula donte të ishte pjesë e Big Brother VIP”.

13:01
Ndeshja Tirana–Partizani në “Air Albania”/ Ja cilat segmente rrugore do të jenë të bllokuara nesër

Policia e Tiranës ka njoftuar ndërmarrjen e një sërë masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë, gjatë zhvillimit të ndeshjes Tirana-Partizani, në stadiumin “Air Albania”. Në njoftimin për media bëhet e ditur se disa segmente rrugore do të jenë të bllokuara nga ora 16:00 deri në përfundimin e ndeshjes.

12:57
Desara: Postimi i motrës së Granitit, shfrytëzim për famë/ Iva Tiço: Shpresoj që Fifi mos ngulmojë për këtë marrëdhënie

Raporti i Granitit dhe Fitit ka shkaktuar një sërë diskutimesh në studion e Fan Club. Të ftuara në studio gazetaret Iva Tiço, Desara Karaiskaj dhe Suada kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me këtë marrëdhënie.

12:49
Xhaçka: 76 vjet më parë filloi një epokë e re në marrëdhëniet ndërkombëtare

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka uruar 76-vjetorin e krijimit të OKB-së.

12:38
Graniti i dha ‘duart’/ Shoku i konkurrentit: Xhelozia e Fifit e ka frenuar dhe penalizuar

Prishja e raportit të Granitit dhe Fifit, pasi ky i fundit u shpreh se e sheh vetëm si shoqe ka shkaktuar një mori reagimesh në rrjetet sociale. Pas nuk kanë mbetur edhe familjarë dhe shoqëria e Granitit, të cilët në një farë mënyre e kanë “përshëndetur” si gjest nga ana e konkurrentit.

12:30
I shtrirë në spital me gishtin e prerë/ Ja kush është biznesmeni që u grabit nga 10 persona të armatosur

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

12:26
Balla takim me fermerët në Roskovec: Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, grup pune për identifikimin e shkakut të dështimit të kultivimit të domates

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Taulant Balla zhvilloi një takim me fermerët e Njësisë Administrative Strum në Roskovec.

12:19
Dy raste dhune në 24 orë/ Tiranë, bien në prangat e policisë dy 44-vjeçarë

Tetë persona janë vënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

12:10
Top Channel rekord historik shikueshmërie! 10.1 milionë klikime për 24 orë në kanalin Youtube

Top Channel arriti këtë të shtunë rekordin historik shikueshmërie në kanalin e Youtube.

12:09
25 vjet pa ujë në çezma/ Në Lezhë 4 tenderë për ujësjellësin e fshatit Tresh, por ujë ka vetëm 1 orë në ditë

Prej me shume se 25 vitesh ne çezmat e shtëpive të fshatit Tresh në Lezhë nuk kanë ujë të pijshëm. Banorët shprehen se uji vjen vetëm 1 orë në ditë, dhe ai pak ujë që vjen nuk mjafton as për të mbushur cisternat.

12:08
Indeksi i krimit të organizuar/ Shqipëria në vendin e 57 në listën me 193 vende

“Vendi ynë merr një “shuplakë të fortë” në lidhje me krimin e organizuar dhe përpjekjet e pakta për ta luftuar atë. Sipas Indeksit Global të Krimit, Shqipëria renditet e 57 në 193 vendet e botës”.

12:05
Fëmijët e pandemisë, psikoza pas izolimit/ Mjekët: na është trefishuar puna

Edhe pse nuk ka prekur numër të madh fëmijësh në vendin tonë covid-19 ka dëmtuar shëndetin mendor të tyre.

11:52
Grabitet nga 10 persona biznesmeni në Nikël/ I presin gishtin me gërshërë! Arrijnë të marrin 100 mijë euro

Biznesmeni Nazim Çangu është dhunuar dhe lidhur gjatë  grabitjes të banesës së tij në Nikël të Fushë-Krujës.

11:22
Shkëmbim zjarri mes anëtarëve të një bande dhe policisë në Meksikë/ Katër të vrarë, mes tyre një kalimtar

Një shkëmbim zjarri mes anëtarëve të një bande dhe forcave të zbatimit të ligjit pranë kufirit verior të Meksikës i ka marrë jetën tre anëtarëve të Kartelit të fuqishëm të Gjirit dhe një kalimtari.

11:16
“Shijo produktet lokale të Tiranës”/ Veliaj: Sot dita e fundit e panairit, eja bëni pazarin e së dielës!

“Shijo produktet lokale të Tiranës”. Ka qenë kjo kryefjala e stendave të panairit të hapur prej 3 ditësh në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku prej disa vitesh tashmë është kther në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio.