Tetë persona janë vënë në prangat e policisë në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Mes tyre janë dy raste dhune ndaj grave. Sipas policisë, E. R, 44 vjeç, u arrestua pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Ndërsa E. Sh, 44 vjeç, ra në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.

“Vihen në pranga 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: E. R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij; K. E, 23 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë; F. L, 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese; E. Sh, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses. Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme”, sipas policisë.

 

 

 

Top Channel