Ekspozitë në piramidat e Egjiptit/ Artistë nga e gjithë bota ekspozojnë te piramidat e Gizës

24/10/2021 19:21

Një ndërthurje mes artit bashkëkohor dhe qytetërimit antik. Në piramidat e Gizës po mbahet ekspozita ndërkombëtare “Forever is Now”, e organizuar nga Fondacioni i Artit në Egjipt.

Themeluesja e fondacionit thotë se ky është eventi i parë dhe më i madh i artit bashkëkohor përgjatë 4500 viteve në piramidat egjiptiane.

Ekspozita synon të pasqyrojë ndikimin e thellë dhe global të Egjiptit të lashtë si dhe bazohet në përfshirjen e praktikave kulturore bashkëkohore, të cilat praktikohen si nga artistë bashkëkohorë egjiptianë ashtu edhe ndërkombëtarë.

Ghaffar shtoi se kjo ekspozitë është një dialog mes artistit bashkëkohor dhe qytetërimit antik, sepse përfshin vepra të frymëzuara dhe të ndërthurura me qytetërimin e lashtë egjiptian.
Në ekspozitë marrin pjesë dhjetë nga artistët bashkëkohorë më të shquar dhe më të njohur në botë.

Është vërtet privilegj të jesh pjesë e këtij organizimi unik. Vepra ime është domethënëse sepse flet për unitetin përmes formaveuniversale gjeometrike, e gjithë kupola është pjesë e historisë egjiptiane, ndërsa dallohet përdorimi i arit dhe atij që e quajmë syri i tretë. Vepra krijon idenë e komunikimit me universin”, thotë skulptorja Gisela Colon.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 7 nëntor.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel