Vrasja e 43-vjeçares amerikane në Irlandë/ Autopsia zbulon shkakun e vdekjes, partneri 28-vjeçar u largua drejt Turqisë para zbulimit të krimit 12/07 11:55
Dy anije janë përplasur në Detin Marmara të Turqisë sot në mëngjes.
Benitamou, një anije me flamur panamez 299 metra e gjatë, u përplas me Vanessa-n, një anije me flamur të Barbadosit 172 metra e gjatë, në rrethin Şarköy të provincës veriperëndimore Tekirdağ për arsye ende të panjohura, sipas Anadolu Agency (AA).
Pas ngjarjes, kapitenët e mjeteve lundruese raportuan situatën pranë ekipeve të Drejtorisë së Sigurisë Bregdetare.
Rimorkiatorë u dërguan në rajon për të garantuar sigurinë.
Siç raportohet, aksidenti nuk ka shkaktuar viktima dhe ndotje të mjedisit, ndërsa ka nisur një hetim.
Top Channel