“Ajo dhe ai” është një roman krejt tjetër në raport me krijimtarinë e deritanishme të shkrimtarit francez, MarcLevy. Kritika e cilëson si një roman me disa veçori thelbësore që e bëjnë të pakrahasueshëm me romane të tjerë të tij.

I ndjeshëm ndaj çështjes së lirisë individuale dhe shoqërore, shkrimtari MarcLevy vendos në qendër të romanit një grua, përkthyesen dhe botuesen e tij në gjuhën koreane. Dhe këtë e bën për disa arsye. Ajo ka kaluar fëmijërinë e saj në Korenë e Veriut, një shtet diktatorial me një sistem shoqëror tejet agresiv sa i përket lirive të individit. Megjithatë ajo arrin të arratiset dhe të shkojë në Korenë e Jugut.

Aty përshtatet me sistemin e ri shoqëror që të jep liri veprimi dhe mendimi por duket se ajo ka ende shumë për të thënë për vështirësitë që has rrugës. Ndaj dhe gjen mënyrën për ta bërë historinë e saj të lexueshme nga mijëra lexues duke përdorur një truk. Këtu nis intriga e këtij romani. Ajo i jep vetes të drejtën të përdorë emrin e një autori shumë të njohur dhe shumë të lexuar në të gjithë botën. Boton historinë e saj me emrin e tij; pa e vënë atë në dijeni për këtë fakt?

Si do të veprojë ai në vazhdim?! A do ta bëjë ai publike historinë e vërtetë të romanit? Autorësinë e tij? Por në fund ai vendos se cilado të ketë qenë arsyeja, historia e mikes së tij duhet të lexohet dhe të marrë vëmendjen e duhur,ndaj ajo gjeti çelësin e artë për ta bërë këtë, duke rrezikuar integritetin e figurës së saj gjithashtu. Miqësia njerëzore do të triumfojë!Gjithçka pra, në emër të lirisë!

 

Top Channel