Prova e re javore ka nisur gjatë për banorët duhet të përpiqen maksimalisht të sigurojnë buxhetin e plotë

Banorët duhet të ndërtojnë një trap dhe nëpërmjet tij të transportojnë në pishinë disa ushqime.
Sot ata kanë testuar zyrtarisht funksionalitetin e trapit por ky proces u ndërpre për pak minuta nga Paloma.
Gazetarja shkoi në Dhomën e Rrëfimit gjë e cila ka nervozuar pjesën tjetër të banorëve.
Ata pretenduan se kjo ndërprerje u bë qëllimisht nga Paloma.

“Iku qëllimisht, nuk e thirri askush. Nëse do kishte diçka do ta zgjidhte shpejt, jo të vonohej kaq shumë”,- tha Sabiani.

Më vonë Paloma sqaroi se nuk ndihej mirë nga ana shëndetësore dhe se duhej të kërkonte një ilaç.

Top Channel