Desara: Postimi i motrës së Granitit, shfrytëzim për famë/ Iva Tiço: Shpresoj që Fifi mos ngulmojë për këtë marrëdhënie

24/10/2021 12:57

Raporti i Granitit dhe Fitit ka shkaktuar një sërë diskutimesh në studion e Fan Club. Të ftuara në studio gazetaret Iva Tiço, Desara Karaiskaj dhe Suada kanë shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me këtë marrëdhënie.

Desara tha se postimi ku motra e Granitit e kishte quajtur Fifin psikopate, është shfrytëzuar nga ana e saj me qëllim për t’u bërë e famshme. Pak minuta më vonë ajo e fshiu postimin dhe publikoi një tjetër deklaratë ku thoshte se nuk kishte asgjë personale me Fifin.

Edhe Suada mendon se një status i tillë nga një femër për një femër, pse dashuron një djalë, është i rëndë.

Pjesë nga diskutimet në studio:

Desara: Vëmendje nga ana e të motrës, e ka shfrytëzuar hajde të bëhemi të gjithë të famshëm. Granit -Semi se kam menduar. Aq i bukur sa është e shoh me këdo.

Iva: Ndoshta tani që ata janë sqaruar do mund të shohim gjatë javës një Granit tjetër.

Suada: Statusi mu duk pak i rëndë. E kishte postuar një vajzë dhe të fliste për një vajzë tjetër psikopate, pse dashuron një djalë. Për fjalët e rënda nuk jam dakord për Fifin.

Riki: Çdo familjar mund të preket për familjarin e tyre. Nuk mund të bësh gjeste që e njeh vetëm për tre javë dhe nuk ke pasur mundësi të bësh asgjë me të. Këto janë pjesë e lojës së Fifit besoj.

Do doja t’i them granitit të jetë më social, më pozitiv, të hyjë në debate me pjesën tjetër të banorëve se është rritur në Europë dhe ka gjëra interesante për banorët dhe ata që e ndjekin jashtë.

Nuk i shoh banorët që janë tipa të rrezikshëm, dhe Fifin s’dua të them se është person i keq, por jam duke thënë se për ngjarjen e fundit është bërë dramatike dhe ngjarja ka dalë jashtë kornizave të realitetit.

Ndërsa gazetarja Iva Tiço tha se shpreson që Fifi nuk duhet të vazhdojë të ngulmojë më për këtë marrëdhënie, sepse do ta çonte në nivelin “Zh” toksicitetin e kësaj marrëdhënie.

“Nëse shpreson do shkojmë në nivelin ‘zh’ të toksicitetit. Nuk doja që ta vazhdonte ngulmimin edhe për mesazhin që do t’i japë këtyre vajzave të reja jashtë”, tha Iva.

FOTO GALERI
1/15

Top Channel