Qindra të burgosur janë arratisur pas një sulmi të armatosur në burgun në shtetin Oyo të Nigerisë.

Zëdhënësi i Departamentit të Burgjeve të Nigerisë në Oyo, Lanreëaju Anjorin tha në një deklaratë për shtypin se 837 të burgosur u arratisën në një sulm nga persona të armatosur të paidentifikuar dy net më parë në burgun në rrethin Abolongo në Oyo.

Ai tha se 262 të burgosur u kapën pas sulmit, ndërsa 575 janë ende në arrati dhe po punohet për kapjen e tyre.

Anjorin deklaroi se shumë persona u plagosën në sulm.

240 të burgosur ishin arratisur në një sulm nga persona të armatosur në një burg në shtetin Kogi të Nigerisë më 13 shtator.

Top Channel