“Shijo produktet lokale të Tiranës”/ Veliaj: Sot dita e fundit e panairit, eja bëni pazarin e së dielës!

24/10/2021 11:16

“Shijo produktet lokale të Tiranës”. Ka qenë kjo kryefjala e stendave të panairit të hapur prej 3 ditësh në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, ku prej disa vitesh tashmë është kther në traditë ekspozimi i produkteve vendase bio.

Shumë biznese të vogla nga fshatrat e Tiranës, që i janë kushtuar më së shumti zhvillimit të agroturizmit me bazë produktet bio të zonave periferike, janë bërë pjesë e tendave në këtë panair.

“Po ti e ke vizituar panairin? “Shijo produktet lokale të Tiranës” e ka kthyer Sheshin “Skënderbej” në tregun më të madh të produkteve lokale. Sot dita e fundit, ndaj eja e bëj pazarin e së dielës. Ju mirëpresim,” shkruan mëngjesin e sotëm kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

Hapja e këtij panairi kushtuar produkteve bujqësore dhe blegtorale tregon vëmendjen e Bashkisë së Tiranës për ekonominë lokale. Për këtë arsye edhe fokusi i punës së Bashkisë së Tiranës vitet e fundit ka qenë përmirësimi i infrastrukturës dhe i shërbimeve në zonat rurale, duke lehtësuar lëvizjen e automjeteve dhe duke afruar në të njëjtën kohë edhe më shumë banorët që tregtojnë produktet bujqësore të zonës me qendrën e Tiranës.

Top Channel