Jetmiri,  vëllai i Arditit, një prej personazheve në Big Brother Vipa ka komentuar situatën dhe debatet e krijuara në spektakël mes banorëve, i ftuar në Fan Club.

Ai është shprehur se vëllai i tij është më i sinqerti dhe prandaj sulmohet vazhdimisht.

“Gjithmonë janë kundër atij që thonë të vërtetën. Marrëdhënien me Beniadën e kam parë më shumë si shoqëri se sa si çift”, tha Jetmiri.

Gjatë komenteve dhe me të ftuarat, Jetmiri tha se Arditi “është i vetmi që është pa mik atje pasi bëhen pazare”.

Kjo solli kundërshtimin e moderatores së Fan Club, Dojna Mema, e cila e ka kundërshtuar duke i thënë që të sillte prova.

“Nuk mund të ngresh akuza, paraqit provat dhe i diskutojmë”, tha Dojna.

“Dhashë mendimin tim dhe nuk e ndryshoj për asnjë lloj arsyeje edhe nëse thoni juve. Përderisa më pyetët do të jap përgjigjen time”, tha vëllai i Arditit.

Top Channel