Biznesmenit i presin gishtin dhe i marrin 100 mijë euro/ Pamjet e vilës luksoze, u grabit nga 10 persona

24/10/2021 13:58

Top Channel ka siguruar pamjet e vilës luksoze të grabitur pas mesnatës në Nikël të Fushë-Krujës, ku qëndronte biznesmeni Nazim Çangu me gruan dhe 4 fëmijët.

Banesa është dy-katëshe me verandë dhe oborr të gjelbëruar.

Kujtojmë se grabitësit e maskuar pasi kanë mbyllur në një nga dhomat e banesës gruan dhe 4 fëmijët, më pas kanë marrë biznesmenin Nazim Çangu, të cilin e kanë rrahur, dhunuar dhe gjuajtur me qytën e armë.

Duke e kërcënuar që të tregonte për çelësin e kasafortës, ata i kanë prerë edhe njërin gisht me gërshërë.

Ata kanë arritur të marrin çelësin e kasafortës ku mbante paratë dhe sendet me vlerë.

Grabitësit kanë marrë para kesh dhe florinj, që arrijnë vlerën e mbi 100 mijë eurove.

Sipas informacioneve, grabitësit ishin të armatosur me pistoleta dhe kallashnikovë, ndërsa njëri prej tyre ishte i veshur me një uniformë policie.

Biznesmeni ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme nga mjekët.

Sipas policisë, po punohet për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa ende nuk ka të reja.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel