Gjuetarët kërkojnë lejimin e gjuetisë, 7 vjet pas vendosjes së moratoriumit.  Federata Kombëtare shqiptare e gjuetisë dhe konservimit mblodhi në Lushnjë kuvendin kombëtar.

Sipas kryetarit të federatës së gjuetarëve nëse shtyhet afati i moratoriumit te gjuetisë do të ketë protesta.

Rreth 15 mijë gjuetare janë të regjistruar në Shqipëri përmes shoqatës së tyre thonë se në shumë zona kafshët e egra të rrezikuara janë rikthyer falë moratoriumit. afati i tij mbaroi në qershor dhe ata i kërkojnë qeverisë të mos e shtyjë më tej.

Top Channel