Ai është një maçok me zgjuarsi të rrallë, artikulim dhe aftësi të habitshme që vijon me aventurat e tij në një botë absurde dhe të lodhshme për kotelet, e zhytur dhe e humbur nga komentet dhe marrëzitë e njerëzve që e rrethojnë.

Ky është një libër me një stil tërheqës dhe futet deri në qelizën e një shoqërie vanitoze.

Ngjarjet e romanit janë vendosur në Tokio, para Luftës së Parë Botërore. Personazhi kryesor, maçoku (që në të vërtetë është vetë autori) endet nëpër lagje dhe mbledh biseda e histori të ndryshme.

Ai ironizon pronarin e tij, marrëdhënien që ai ka me bashkëshorten, fqinjët apo studentët, duke i përshkruar në situata tepër qesharake dhe alegorike shpesh here ky roman perceptohet si një libër fund e krye i përshkruar nga humori i zi… dhe nëse nuk jeni të kujdesshëm gjatë leximit, mund ta konstatoni veten si pjesë e subjektit të këtij libri, si një histori e mrekullueshme e satirës shoqërore, vëzhguar nga sytë e mprehtë të një maçoku.

E shkruar në vitin 1905 kryevepra komike e Natsume Sõsekit, “Unë Jam Një Maçok”, është një satire e marrëzisë së shoqërisë japoneze të klasës së mesme gjatë epokës Meiji.

Të dhëna për librin

Titulli i librit: Unë jam një maçok

Autor: Natsume Soseki

Shtëpia Botuese: Ombra GVG

Cmimi: 1500 lekë

Përkthyes: Agim Doksani

Viti i botimit: 2021

 

Top Channel