Buxheti javor për banorët do të varet nga performanca e tyre mbi provën javore.

“Vëllai i Madh” i kërkoi konkurentëve që të ndërtojnë një trap dhe nëpërmjet tij të transportojnë ushqime nga njëra anë e pishinës tek ana tjetër e saj.
Mëngjesi i sotëm do të përcaktonte provën e parë të tyre, provë e cila kaloi me sukses.
Duke ruajtur entuziasmin ata e vazhduan me dedikim maksimal sfidën duke e përfunduar me sukses brenda pak orëve.
Pasi transportuan produktet e fundit ata filluan menjëherë të këndonin dhe të kërcenin për të festuar këtë sukses.

Top Channel