E premte, 21 Janar 2022
08:23
Kosovë/ Mbi 9 mijë raste aktive me Covid-19

Krahas numrit të lartë të infektimeve me COVID-19, është rritur edhe numri i rasteve aktive me këtë virus.

08:12
Shqipëria, me peshën më të madhe në Europë të ndërtimit në ekonomi, rritje në vitin pandemik

Si në asnjë vend tjetër të Europës, në Shqipëri vetëm ndërtohet pa fund. Ndërtimi, vit pas vit, po shndërrohet në një sektor me peshë në ekonominë vendase.

07:59
SHBA, sanksione ndaj katër shtetasve në Ukrainë, punojnë për llogari të Rusisë

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve ukrainas, të cilët i akuzon se kanë punuar me shërbimin rus të zbulimit me synimin për të destabilizuar Ukrainën. Vendimi vjen ndërsa Uashingtoni paralajmëroi se ishte i përgatitur të ndërmarrë veprime të mëtejshme nëse Rusia pushton ish-republiken sovjetike.

07:43
Vranësira dhe ulen ndjeshëm temperaturat, njihuni me parashikimin e motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh duke sjellë mot kryesisht të vranët. Pritet të ketë edhe reshje të izoluara në veri të vendit. Duke nisur nga sonte në mbrëmje temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme pasi vendi ynë do përfshihet nga i ftohti polar.

07:20
11 vite nga vrasjet në protestën e 21 Janarit

Mëngjesin e 21 Janarit mijëra mbështetës të opozitës ju përgjigjën thirrjes për të dalë në protest. Video e regjistruar nga Dritan Prifti me shefin e tij politik Ilir Meta, e ndezi zjarrin e protestës.

06:57
Njihuni me përbërësin që mbron shëndetin e zemrës, ushqimet ku gjendet

Sipas një studimi të kryer nga Universiteti Loma Linda në Shtetet e Bashkuara dhe Instituti Kombëtar i Kërkimeve Agronomike në Francë, proteinat e arrorëve dhe farave janë mirëbërëse për zemrën.

06:32
Periudha kur gripi bëhet agresiv, çfarë duhet të bëni

Një studim i publikuar në revistën Clinical Virology, ka zbuluar lidhjen mes motit dhe shpërndarjes së viruseve që shkaktojnë grip. Të dhënat tregojnë se gripi shpërthen kryesisht pas acarit të parë të dimrit. Sipas ekspertëve, acari i parë i dimrit që shoqërohet me nivele të ulëta lagështie dhe temperatura të ftohta, nxit shpërndarjen më të madhe të gripit.

06:06
Pse konstipacioni përkeqësohet me kalimin e moshës

Plakja sjell një sërë ndryshimesh në trup dhe kapsllëku është me të vërtetë një nga ato probleme shëndetësore që lidhen me moshën.

05:40
6 sekretet që ju ndihmojnë të digjni sa më shumë kalori gjatë ecjes

Nëse keni vendosur të digjni më shumë kalori dhe të tonifikoni trupin tuaj në 2022-in, mos harroni ta bëni ecjen pjesë të planit tuaj. Ecja është një opsion ideal për sa i përket kryerjes së një aktiviteti fizik sepse nuk kërkon aftësi të specializuara dhe të gjithë dinë të ecin.

05:15
Kjo shenjë pret ndryshime të mëdha në vitin 2022

Me fillimin e vitit vijnë edhe parashikime të ndryshme sa i përket horoskopit dhe për secilën nga 12 shenjat pritet të sjellë diçka ndryshe. Për vitin 2022 bie në sy një shenjë pasi priten transformime dhe ndryshime të mëdha.

03:47
Cardi B do të paguajë shpenzimet e funeralit të viktimave të zjarrit në Nju Jork

Reperja e njohur amerikane Cardi B do të paguajë shpenzimet e funeralit për të 17 viktimat që humbën jetën në zjarrin e fundit në Nju Jork.

03:13
Inflacioni i çmimeve të prodhimit në Gjermani më i larti që nga viti 1949

Çmimet e prodhimit në Gjermani u rritën me më një ritëm të shpejtë që prej vitit 1949, të nxitura nga çmimet e larta të energjisë, raportoi sot Destatis.

01:58
Shkon mbi 857 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në SHBA

Ka shkuar mbi 857 mijë numri i viktimave nga COVID-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas universitetit John Hokins, me 3 mijë e 702 vdekjet gjatë 24 orëve të fundit, numri total i viktimave ka shkuar në 857 mijë e 778.

01:40
Austria miraton vaksinimin anti-COVID të detyrueshëm për të rriturit

Parlamenti austriak ka diskutuar sot propozimin për t’i bërë të detyrueshme vaksinat kundër Covid-19 për të rriturit, i mbështetur gjithashtu nga ministri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein, i cili i konsideron vaksinat si një akt solidariteti.

01:21
Von der Leyen: BE ka dhuruar 1,6 miliardë vaksina

Gjatë krizës së Covid-19, Bashkimi Evropian u ka dorëzuar qytetarëve të tij 1,2 miliardë doza vaksina dhe BE-ja ishte i vetmi rajon i botës që vazhdoi të dhuronte vaksina, deklaroi presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen duke folur në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit, i cili po zhvillohet online për të dytin vit radhazi.

00:59
SHBA: Kosova vendos si shtet sovran, por shpresuam se qeveria do ta lejonte referendumin

Ambasadori i Misionit të SHBA-së në OSBE, Michael Carpenter, deklaroi sot se SHBA ka qëndrim të qartë sa i përket të drejtës që Kosova si shtet i pavarur dhe sovran të përcaktojë kushtet për organizimin e zgjedhjeve të shteteve të tjera në territorin e saj.

00:44
Konjufca: Kosova nuk ka më çka t’i jap Vuçiçit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se dialogu me Serbinë është shumë i nevojshëm por në të njëjtën kohë po iu bëhet me dije bashkësisë ndërkombëtare që Kosova nuk është e gatshme të bëjë kompromise që krijojnë mekanizma që mund ta fundosin vendin tonë.

00:20
Foto dhe video/ Stuhi dhe breshër në Tiranë, pamjet

Ashtu siç ishte parashikuar nga meteorologët në orët e vona të mbrëmjes nisën reshjet e shiut në kryeqytet.

E enjte, 20 Janar 2022
23:57
Kupa e Afrikës/ Surprizuese, kampionët në fuqi eliminohen që në grupe

Algjeria kampione në fuqi e Kupës së Afrikës, eliminohet që në fazën e grupeve. Edhe pse kompeticioni ka ndryshuar format dhe gjatë këtij viti është me 24 skuadra, 16 prej të cilave do të kalojnë fazën e grupeve, Mahrez me shokë u eliminuan në mënyrë të papritur nga turneu pasi e mbyllën grupin E në vendin e fundit në kuotën e 1 pike.

23:46
Drejtori i Barcelonës i jep fund çështjes Dembele: Të largohet urgjentisht nga klubi

Ousmane Dembele dhe Barcelona duket se është një histori e destinuar të mbyllet në mënyrën më të keqe të mundshme.

23:35
Një portugez çon Liverpoolin në finalen e Carabao Cup

Mungesën e dyshesh Salah-Mane që janë të impenjuar në Kupën e Afrikës te Liverpooli e kompenson një portugez.

23:27
Siguri në mbrojtje dhe gol, ja nota e Kumbullës për ndeshjen ndaj Lecces

Pas një nisjeje të vështirë, Marash Kumbulla ia ka dalë të fitojë besimin e Jose Mourinhos dhe të justifikojë gjithçka me paraqitjen në fushë, teksa përveç punës në mbrojtje, ka gjetur edhe golin.

23:26
Kumbulla gjen golin, Roma sfidon Interin në çerekfinale

Roma është skuadra e fundit çerekfinaliste e Kupës së Italisë aty ku Jose Mourinhon e pret sërish e shkuara e tij, pasi përballë do të ketë Interin.

22:57
Shenja e horoskopit që do të përjetojë ndryshime të mëdha gjatë vitit 2022

Me fillimin e vitit vijnë edhe parashikime të ndryshme sa i përket horoskopit dhe për secilën nga 12 shenjat pritet të sjellë diçka ndryshe.

22:50
Real i “pavdekshëm”, përmbys Elchen me 10 lojtarë dhe kualifikohet në çerekfinale

Me shumë vuajtje dhe me 10 lojtarë, Reali i Madridit arriti të përmbyste Elchen pas 120 minutash lojë duke u kualifikuar në çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjë.

22:40
Zgjedhjet e pjesshme, Bushati në Open: Fati i Bashës dhe Berishës s’vendoset më 6 mars

Analisti Andi Bushati i ftuar këtë enjte në emisionin “Open” në Top Channel tha se zgjedhjet e pjesshme nuk do të jenë test final për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha.

22:39
Ambasadori amerikan në OSBE: Është e drejtë sovrane e Kosovës të lejojë apo jo zgjedhjet e shteteve të tjera në territorin e saj

Ambasadori amerikan në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, Michael Carpenter, tha se Kosova dhe Serbia duhet të sigurojnë që qytetarët e të dyja vendeve të jenë në gjendje të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa nënvizoi se është e drejtë sovrane e Kosovës të përcaktojë kushtet në të cilat shtete tjera sovrane mund të organizojnë zgjedhje në territorin e saj.

22:21
SHBA, sanksione ndaj katër shtetasve në Ukrainë: Punojnë për llogari të Rusisë

Shtetet e Bashkuara vendosën të enjten sanksione ndaj zyrtarëve aktualë dhe ish-zyrtarëve ukrainas, të cilët i akuzon se kanë punuar me shërbimin rus të zbulimit me synimin për të destabilizuar Ukrainën.

22:11
Sherr mes të rinjve në Pejë, qëllohet për vdekje 24-vjeçari

Një i ri ka mbetur i vdekur këtë të enjte në Kosovë, pasi një sherri me dy shtetas të tjerë.

21:56
Mediu: Opozita të dalë me kandidatë të përbashkët në 6 mars/ Mërtiri: Nëse Basha dhe Berisha bashkohen, PD humbet më shumë

Qytetarët e gjashtë bashkive të vendit do të zgjedhin kryebashkiakët në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

21:40
Parandalohet ngjarja kriminale/ Kërcënoi me kallashnikov 39-vjeçarin, kapet autori

Një 36-vjeçar i dënuar më parë për vjedhje është arrestuar, pasi kërcënoi me armë një tjetër.

21:34
Zgjedhjet e pjesshme vendore/ PR do të jetë krah Berishës apo Bashës? Mediu: Duhet të bisedojmë!

Gjashtë bashki, që janë aktualisht pa kryetar do të mbajnë zgjedhjet lokale në 6 mars.

21:27
Burri mban ‘fytyrën e dikujt tjetër’ pas goditjes së rrymës 10,000 volt në aksidentin rrugor (fotot)

Mitch Hunter ishte 21 vjeç kur u përplas me një shtyllë elektrike dhe ndjeu rrymën 10,000 volt t’i kalonte nëpër trup, duke e lënë tragjikisht të shpërfytyruar.

21:22
Zgjedhjet e pjesshme vendore, Ristani në Open: Koalicion i gjerë, jemi në bisedime me LSI dhe parti të tjera

Arben Ristani, pjesë e grupimit të ish-kreut të PD-së, Sali Berisha tha në emisionin Open në Top Channel këtë të enjte se do të ketë një koalicion të gjerë në lidhje me zgjedhjet e pjesshme vendore që pritet të mbahen më 6 mars.

21:09
Surprizuese, kampionët në fuqi eliminohen që në grupe!

Algjeria kampione në fuqi e Kupës së Afrikës, eliminohet që në fazën e grupeve.

20:49
Ana kërkon fëmijë, cilët djem dalin ‘vullnetarë’

Ana Lleshi që është për herë të dytë konkurrente në “Për’puthen”, ka shprehur shpesh dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë.

20:48
Ish e dashura e Princit Andrew: Clinton dhe pedofili Epstein ishin si vëllezër (fotot)

Një nga ish-të dashurat artistokrate të Princit britanik Andrew ka thënë së fundmi se ish-presidenti Bill Clinton dhe pedofili famëkeq Jeffrey Epstein ishin aq të afërt “sikur të ishin vëllezër”.

20:45
I ftohti polar në vendin tonë, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile në gatishmëri

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile është në gatishmëri, pasi i ftohti polar pritet të mbërthejë vendin tonë.

20:40
Fiks Fare/ Noteri shkel ligjin dhe ikën në SHBA, klienti në rrugë në Shqipëri! Pas interesimit të Fiksit, zgjidhet problemi

Fiks Fare denoncoi veprimet e noterit Kelti Mano, i cili është larguar prej disa muajsh në SHBA, pas disa veprimeve tepër të dyshimta me klientët.

20:34
Banorët do të ndahen në çifte për një sfidë e cila kërkon shpejtësi,saktësi dhe durim

Secili prej tyre do të veshë jelekët e verdhë,ç’do jelek siç do ta vini re në pjesën e përparme ka shirita ngjitës,5 prej tyre kanë shirita në njërën anë të ngjitjes dhe 5 të tjerë në anën tjetër.

20:33
Krujë/ Shpërthen tritoli në makinë, pronari me precedent penal

Një sasi e vogël lënde plasëse ka shpërthyer këtë mbrëmje, në makinën e një shtetasi në Krujë.

19:59
Muralet e Tiranës mes më të mirave! Dy prej tyre renditen në 100 muralet më të bukura në botë

Dy prej muralave të vendosura në dy pika të rëndësishme të Tiranës janë klasifikuar në 100 më të mirë të botës sa i përket artit të rrugës.

19:57
Kombëtarja po zgjedh talentet, të rinjtë e datëlindjes 2006 po testohen

Prej disa ditësh elementët e rinj të ekipeve zinxhirë të kombëtares kuqezi janë grumbulluar për të pasur një ballafaqim mes të rinjve që luajnë jashtë dhe atyre të kampionatit shqiptarë për moshat e datëlindjes 2006 të cilët këtë vit do të marrin pjesë në kampionatin europian.

19:53
Vllaznia-Egnatia/ Ndeshja që hap javën e 16-të të Superiores

Java e 17-të e Abissnet Superiores do të nisë me sfidën mes Vllaznisë dhe Egnatias në Loro Borici të Shkodrës.

19:49
Meta dekreton zgjedhje të reja/ Më 6 mars votohet në Durrës, Shkodër, Dibër, Lushnjë, Rrogozhinë dhe Vorë

Pa u tharë mirë  boja e dekretit të zgjedhjeve të pjesshme, Ilir Meta u shfaq ne Shkodër, bashkinë e parë të mbetur pa kryetar.

19:46
Shndërrimi i pallateve të vjetra/ Si funksionon projekti me fondin për komunitetin

Banorët që jetojnë në pallate të ndërtuara para viteve 90, përmes Fondit të Komunitetit mund të përfitojnë projekte për rregullimin e fasadës, termoizolimit por së fundmi ka pasur kërkesa për instalimin e ashensorëve.

19:42
Do ulen ditët e izolimit/ Pas covid mund të riktheheni në punë më shpejt

Personat e infektuar me covid mund të rikthehen shumë më shpejt në punë.

19:41
Atentati i dështuar në Tiranë/ Administratori i shkollës:  Një i ri më ndiqte prej ditësh

Pas atentatit të dështuar ndaj shtetasit Lulzim Masha, administrator i një shkolle private dhe të njohur në Tiranë, Prokuroria e ka regjistruar hetimin për vrasje me paramendim të mbetur në tentativë.

19:39
Basha: Kërkojnë të ndajnë PD/ Akuza e kreut të PD: Shërbëtorët e Edi Ramës

Takimi e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha me bazën e partisë që drejton janë shoqëruar sërish me incidente.

19:39
Luftanijet ruse e kineze mbërrijnë në Iran për manovra të përbashkëta detare (fotot)

Televizionet iraniane publikonin sot imazhe të luftanijeve kineze dhe ruse që mbërrinin në brigjet lindore të Iranit për manovrat tre-ditore në oqeanin Indian.

19:20
“Mendoi se isha doktoreshë”/ Erioni i sëmurë në takim, Ana e çon në spital, çfarë i thanë mjekët

Ana Lleshi zgjodhi Erionin në një takim, pasi nga prapaskenat u vu re tërheqja dhe kimia mes tyre.

18:55
“Serbia do të dërgojë trupat në Kosovë”, gjenerali serb paralajmëron ndërhyrje në veri!

Gjenerali i ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç deklaroi se ushtria e vendit të tij nuk e përjashton mundësinë e ndërhyrjes brenda territorit të Kosovës nëse do të ketë veprime të Forcës së saj të sigurisë në veri të vendit.

18:44
Çfarë e shkatërron një lidhje të shëndetshme?

Kur gjejmë gjysmën tonë është një nga gjërat më të bukura që ndodhin në jetë.

18:39
Arsyeja ‘grykëse’ që shtyu El Chapo të binte kokë e këmbë pas gruas së tij më të re (fotot)

‘Ençiladat’ meksikane me sa duket kanë qenë gjithmonë rruga e sigurtë drejt zemrës së mafiozit meksikan të karteleve El Chapo.

18:39
Kur do shndërrohet në endemi Covid-19?

Përhapja e madhe e variantit Omikron në të gjithë botën ka detyruar shumë njerëz të pyesin nëse do të jetë vala e fundit e koronavirusit, ose e thënë ndryshe, a do ketë shenja pozitive që nga një pandemi të shndërrohet në një endemi, e cila nënkupton një fazë ku virusi edhe pse vazhdon të ekzistojë, nuk arrin dot të shkaktojë probleme serioze shëndetësore tek njerëzit.

18:34
Mesazhi kërcënues për Donaldin dhe Beatriksën, familjarët e Einxhel kërkojnë ndjesë

Një postim kërcënues për aktorin Donald Veshaj dhe këngëtaren Beatrix Ramosaj u publikua në rrjetin social “Instagram”, të Einxhël Shkirës.

18:09
Mbi dy mijë raste të reja me COVID në 24 orët e fundit/ 14 të prekur në gjendje të rëndë

Edhe kjo e enjte ka shënuar rritje të lartë të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë, pasi nga 7,634 testime kanë rezultuar pozitivë 2,383 qytetarë.

18:02
Zarf i bardhë/”Nenna Beauty” surprizon banorët me produkte natyrale dhe bimore

“Nenna Beauty”ka sjellë për ta produktet e saj të cilat janë 100 përqind natyrale dhe bimore.

18:01
Festë e çmendur pas përmbysjes së Tottenham, Moura i “vjedh” kapuçin një tifozi

Skuadra e drejtuar nga trajneri Antonio Conte ishte autore e një përmbysje të madhe në mbrëmjen e së mërkurës në Premier League.

17:48
Çifti i vajzave nga Texas torturohen, vriten e copëtohen në Meksikë (fotot)

Një çift homoseksual nga Texas u gjetën të torturuara, të qëlluara për vdekje dhe me gjymtyrë të copëtuara pranë një qyteti kufitar meksikan ku dhe më parë ishte raportuar një seri dhune ndaj grave.

17:47
Vendi vakant për Gjykatën Kushtetuese, përcaktohen relatorët dhe këshilltarët

Anila Leka u zgjodh relatore dhe Besmir Rrapaj e Edlira Llango këshilltarë për të kryer procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

17:44
Rezistenca nga ilaçet po rritet! Miliona vdekje nëpër botë

Autoritetet e shëndetësisë nëpër botë vënë re me shqetësimin një rritje të ndjeshme të infeksioneve që shkaktohen nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve.

17:36
“Mbuloi katër raste abuzimesh me të mitur”, skandali përfshin ish-Papën Benedikt

Nëntë vjet pasi befasoi botën duke dhënë dorëheqjen nga posti i tij në krye të Kishës Katolike, ish-Papa Benedikti i XVI-të përballet me akuza që rikthejnë fantazmat e abuzimeve me të miturit, të cilat gërryen lidershipin e tij.

17:28
Ujë 24 orë në Tiranë? Flet drejtori UKT-së, ja megaplani i zgjidhjes

Është premtuar vazhdimisht se Tirana do të ketë 24 orë ujë të pijshëm pa ndërprerje, por në fakt, qytetarët e Tiranës, ende presin orare të caktuar për të pasur ujë në çezma.

17:26
Shumica e rasteve të Sindromës së Havanës nuk janë shkaktuar nga fuqi të huaja, thotë CIA

Shumica e rasteve të sëmundjes misterioze të zyrtarëve amerikanë e njohur tashmë si “Sindroma e Havanës” nuk janë shkaktuar nga kundërshtarë të huaj, tha sot një zyrtar i CIA-s.

17:20
Florjan Binaj bëhet baba për herë të tretë, na prezanton me vajzën e vogël (Fotot)

Aktori i njohur i humorit, Florjan Binaj këtë të enjte është bërë baba për herë të tretë.

17:11
Del videoja e sulmit amerikan me dron/ U vranë 10 civilë, publikohet filmimi dramatik

Pamje të deklasifikuara nga departamenti amerikan i mbrojtjes tregojnë momentin e sulmit dramatik me dronë nga forcat e SHBA-së, ku mbetën të vrarë 10 civilë afganë, përfshirë 7 fëmijë.

17:06
Tentoi vjedhjen e bashkisë së Durrësit, burg për 27-vjeçarin/ Pamjet kur ai tenton të hyjë përmes skelave

Arrest në burg për të riun që tentoi të vjedhë bashkinë e Durrësit, duke u ngjitur në skelat e vendosura në fasadën e saj.

17:00
Modelja refuzon akuzat e zhvatjes të të dashurit princ, kur ai e padit për dhuratat (fotot)

Modelja bukuroshe pjelloruse Tanya Yashenko dhe ish-i dashuri i saj princi italian Giacomo, po padisin njeri-tjetrin pas ndarjes së hidhur mes tyre, ku avokati i princit thotë se ajo ka abuzuar dhe përfituar prej tij.

16:52
“Hitleri duhej t’ju vriste të gjithëve”/ Gruaja raciste terrorizon fëmijët hebre (VIDEO)

Një grua filmohet iu afrohet tre fëmijëve hebrenj në Brooklyn dhe fillon t’i fyejë,  duke i pështyrë në fytyrë dhe largohet sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

16:45
Veliaj: Sporti shqiptar nuk mund të jetë biznes i llumit

Sporti në vendin tonë duhet të jetë i djemve dhe vajzave të talentuar, dhe jo në dorën e ‘llumit’, shprehet kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

16:41
Bllokimi i mjeteve të rënda/ Veliaj: I qëndroj vendimit; Do bllokojmë edhe qarkullimin e mjeteve të transportit të mallrave në orën 07:00-09:00

Kryebashkiaku Erion Veliaj, gjatë takimit me taksistët e kryeqytetit, vuri theksin te përmirësimi i trafikut në Tiranë, pas vendimit për kufizimin e lëvizjes së mjeteve të rënda. Veliaj tha se do i qëndrojë këtij vendimi pasi është për të mirën e qytetit.

16:37
Gruaja dhunon burrin në spital, pamjet bëhen virale

Pamje të pazakonta kanë qarkulluar në rrjetet sociale, ku një grua ka dhunuar bashkëshortin e sëmurë në Spitalin e Gjakovës.

16:29
Aktorja e vetme erotike e Afganistanit mori arratinë pas zbulimit nga Talibanët (fotot)

Ajo që njihet si “aktorja e vetme pornografike” e Afganistanit ka folur së fundmi për mënyrën sesi “puna” e saj perceptohet në vend, teksa shton me frikë se talibanët në pushtet dinë gjithçka për të, shkruan e përditshmja satirike britanike Daily Star.

16:28
Rrjeti 5G “huton” avionët! Anulohen qindra fluturime drejt SHBA-së

Qindra fluturime drejt Shteteve të Bashkuara dhe disa të tjera që ishin planifikuar të niseshin nga disa aeroporte amerikane u anuluan pas njoftimit të kompanive AT&T dhe Verizon për të ngadalësuar implementimin e rrjetit me shpejtësi të lartë të telefonave celularë, 5G që mund të ndërhyjë në teknologjinë e avionëve që mat lartësinë.

16:25
“Luftë” në Malin e Zi, Gjukanoviç mbështet Abazoviç për rrëzimin e qeverisë

Parlamenti malazez pritet të vendosë mbi propozimin e kryeministrit Zdravko Krivokapic për shkarkimin e numrit 2 të qeverisë, Dritan Abazoviç falë partisë së të cilit u arrit të krijohej pas zgjedhjeve koalicioni qeverisës.

16:19
DW: Erdogan po forcon pozitat e Turqisë në Ballkan!

Për disa, thotë DW, duke komentuar vizitën e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan ishte “miku që mban premtimin”, për të tjerë “sulltani” me agjendë të fshehur në Ballkan.

16:13
“Omicron”, i pafrenueshëm! Kosova mbyll lokalet në mbrëmje

Situata epidemiologjike në Kosovë paraqitet shqetësuese ç’ka detyroi Komitetin për Koordinim dhe Vlerësimin e gjendjes të dalë me masa të reja kufizuese.

16:13
Kurbin/ Basha: Vija e kuqe ndarëse mes shumicës së padiskutueshme dhe pakicës përfituese është dhuna

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të enjten akuzoi Sali Berishën si shërbëtor të kryeministrit Edi Rama që për interesa krejt personale të tij kërkon të ndajë në dysh partinë.

15:53
“Prapambetjet e regjimit tentuan të kthejnë historinë”, Basha në Kurbin: Nuk na rrëzojnë dot

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha të enjten nga Kurbini ka falendëruar mbështetësit e tij për këmbënguljen dhe durimin që kanë treguar në përballje me sfidat. Në fjalën e tij, kryedemokrati theksoi se asgjë nuk do t’i rrëzojë demokratët, ndërsa shtoi se këta të fundit do të ringrihen edhe më të fortë.

15:45
Von der Leyen paralajmëron Rusinë për “sanksione masive” nëse sulmohet Ukraina

Shefja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen, paralajmëroi Rusinë për “sanksione masive ekonomike dhe financiare” nëse sulmon Ukrainën.

15:45
Mekaniku i dyqanit ‘bën copë’ Ferrari Enzo $3 milionëshe pas përplasjes me pemën në Holandë (fotot)

Një veturë luksi prej gati 3 milionë dollarë, është bërë copash pasi është përplasur me një cung peme në Holandë, teksa drejtohej nga mekaniku i dyqanit që e shiste.

15:44
Kosova regjistron 2,708 raste të reja me COVID-19

jithsej 2,708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

15:40
SHBA “rrëzon gazsjellësin EastMed”/ Projekti mes Izraelit-Qipros dhe Turqisë

Greqia ndodhet ne mesin e një “lufte te ftohte” për kontrollin e transportit te gazit natyror dhe burimeve të tjera energjetike drejt Evropës dhe nga një nyje energjetike qe pretendonte te ishte pas projektit te gazsjellësit EastMed, ditët e fundit kane sjelle mesazhe negative per te, ndërsa kriza energjetike është ne kulmin e saj.

15:37
Shkrijnë akujt mes Sofjes e Shkupit? Hidhet hapi i parë drejt kompromisit

Në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet.

15:32
Gledis Nano: Viti 2022, viti i tolerancës zero për kultivimin e bimëve narkotike

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues, Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës të strukturave vendore të Policisë Dibër.

15:31
Partia Socialiste shtyn mbajtjen e Kongresit pas zgjedhjeve të pjesshme lokale

Partia Socialiste ka vendosur të shtyjë Kongresin e saj që ishte parashikuar të mbahej me datë 29 janar për në muajin mars, pas përfundimit të zgjedhjeve të pjesshme lokale në gjashtë bashki të vendit.

15:23
Anglia heq masat anti covid/ Maskat dhe certifikatat e vaksinimit nuk janë më të detyrueshme

Këtë mëngjes britanikët i janë rikthyer punës nëpër zyra dhe larg shtëpive, pasi qeveria e Boris Johnson hoqi kërkesën për të punuar nga shtëpia.

15:21
“Më jepte forcë këtu”/ Einxhel nuk mësohet dot me largesën nga Dagz

Einxhel duket se nuk po mësohet dot me faktin se Dagz është larguar nga ajo shtëpi.

15:20
Fieri, i dyti për infektime nga Covid/ Në gjithë qarkun janë 1814 raste aktive

Qyteti i Fierit është qarku i dytë pas Tiranës sa i takon rasteve aktive me covid 19, ku ka tani gjithsej 1,814 të infektuar.

15:17
Prova satelitore të akumulimit ushtarak rus në kufi me Ukrainën pas alarmit të Perëndimit për pushtim (fotot)

Prova të reja tregojnë akumulim masiv pajisjesh e trupash ushtarake ruse në disatancë të afërt me Ukrainën, disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden vijoi retorikën e luftës duke thënë se “Putin do të pushtojë”.

15:17
‘Plas’ në Laç mes mbështetësve të Bashës dhe atyre të Berishës, ndërhyn policia

Është shënuar incidenti i parë në takimin e Lulzim Bashës në Laç, ku simpatizantë të Berishës sulmuan simpatizantët e Bashës kur po futeshin brenda në pallatin e kulturës.

15:15
Në vetting pas vdekjes/ Fildez Hafizi u vra në 2017, po hetohej deri në 2021

Gjyqtarja Fildez Hafizi u vra nga ish bashkëshorti fund gushtin e 2017, por megjithë faktet e bëra publike e ndjera nuk i ka shpëtuar dot vettingut që ka zgjatur deri në datën 22 tetor 2021.

15:14
Veliaj: kompensim 100% për pronën/ Kryebashkiaku siguron familjet e “5 majit” për kompensim

Teksa siguroi që të gjithë banorët që preken nga procesi i rindërtimit i lagjeve të reja në zonën e “5 Majit”, se do të marrin kompensim të plotë, kryebashkiaku Erion veliaj tha se askush nuk mund të bllokojë progresin e qytetit duke kërcënuar.

15:03
NATO modernizon bazën e Kuçovës/ Nisi sot rikonstruksioni i bazës ajrore të ndërtuar në vitin 1951

Baza ajrore e Kuçovës prej vitit 1951 kur nisi të ndërtohej, ishte krenaria e regjimit komunist në një përballje të mundshme me imperializmin amerikan sic etiketoheshin SHBA.

15:00
Rama: Opozita në proces agonie, me dy kufoma në mes! Ngjarja te “Maji”, e drejta individuale nuk mund të shkelë atë të përbashkët

Kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS, bëri një koment shumë të shkurtër për opozitën.

14:57
Kërkesa e Erdogan për FETO-n, Rama: Nuk i kemi asnjë borxh Presidentit…

Kryeministrit Rama foli për gazetarët lidhur me kërkesën ePresidentit turk për të marrë masa ndaj gylenistëve në Shqipëri.

14:53
Gara në 6 bashkitë e vendit, Rama: Do t’ia bëjmë hyzmetin, por fokusi është te Këshillimi Kombëtar!

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të dhënë për mediat ka folur mbi zgjedhjet vendore të 6 marsit që do të mbahen në 6 bashki kryesore të vendit.

14:50
Mc Kresha flet për marrëdhënien me vajzën, ja cila është kënga e saj e preferuar

Në një intervistë për Shqipëria Live, reperi MC Kresha foli edhe për familjen e tij duke thënë se po kalon shumë kohë me vajzën pasi gruaja e tij është në pritje të fëmijës së dytë.

14:48
Zgjedhjet në 6 bashki/ Rama: Nuk ka vend për deputetët. PS nuk i jep shans të dytë askujt që e ka vënë në pozitë të vështirë

Kryeministri Edi Rama të enjten pas mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste në një deklaratë për mediat është ndalur tek dy çështje; Këshillimi Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.