Në këtë skene duhet të ngjiten artistet e Vau Dejësit por sot është e pamundur për shkak të degradimit te tejskajshëm.
Prej orës 7 të mëngjesit ka vijuar aksioni i radhës në zonën e 5 majit për prishjen e banesave për t’i hapur rrugë projektit të rindërtimit.
I prangosur dhe nën masa të shtuara policie ka mbërritur në Gjykatën e Rrethit Fier 56-vjeçari Petrit Mamaj, i arrestuar për vrasjen me thikë të bashkëshortes së tij.
Dy të mitur humbën jetën natën e kaluar në një aksident automobilistik që ndodhi në Shkozet të Durrësit, në aksin që lidh Urën e dajlanit me Nish Tullën, para gjykatës së Apelit.
Qeveria e re e Malit të Zi duhet të ketë 7-8 detyra të qarta, thotë Dritan Abazoviç në intervistë ekskluzive për DW. Ndër to janë vazhdimi i rrugës evropiane dhe përgatitjet për sezonin e ri turistik.
Në mesin e tensioneve mbi një pushtim të mundshëm të Ukrainës, parlamenti sllovak i dha dritën jeshile një traktati për mbrojtje ushtarake me Shtetet e Bashkuara. Marrëveshja për Bashkëpunimin e Mbrojtjes kaloi me 79 vota pro dhe 60 kundër.
Londra u shfaq e shqetësuar nga premtimet private që Emmanuel Macron po bën sipas saj, në përpjekjet e tij për të ndërmjetësuar në krizën e Ukrainës.
E mbrojtur nga një helmetë dhe një jelek i zi antiplumb, ministrja e jashtme gjermane, Analena Baerbock vizitoi nga afër vijën e frontit midis ushtrisë ukrainase dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donbas.
Kodrat e Vajkanit në Fier, ku ndodhet një masiv pyjor me ullishte janë përfshire nga flakët këtë mesditë.
Kolonel lejtnanti amerikan, Alexander Vindman, përgjegjës për politikën e Ukrainës në Shtëpinë e Bardhë gjatë presidencës Trump, konsideron se Joe Biden bëri “shumë pak dhe reagoi shumë vonë” për pengimin e një pushtimit rus, i cili sipas tij do të ishte “katastrofik” për Shtetet e Bashkuara dhe aleatet e tyre europianë.
“Dyert e NATO-s janë gjithmonë të hapura për anëtarë të rinj që përmbushin standardet e saj”, deklaroi kreu i aleancës, Jens Stoltenberg, i cili i mëshoi idesë se për këtë çështje, duhet respektuar deri në fund vendimi i lirë i shteteve.
Një total prej 700 ushtarësh danezë po mblidhen në bazën ushtarake Slagelse në Sjælland perëndimore, njoftuan forcat e Armatosura të këtij vendi.
3-vjeçari që ndërroi jetë në një kopsht privat në Fierit, është mbytur me zinxhirin e xhupit, sipas ekspertizës mjeko-ligjore.
Një kompani rekrutimi në Britaninë e Madhe ka vendosur të dërgojë 55 punonjësit e saj me pushime në Tenerife, duke i falënderuar në këtë mënyrë për faktin që punuan gjatë pandemisë së koronavirusit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pohoi se gjatë muajve të dimrit, Kosova ka importuar 40 për qind të energjisë elektrike.
Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, pasi u kap me drogë.
Një 37-vjeçare rrëfeu sot në “Shqipëria live” dhunën fizike dhe psikologjike që ka përjetuar nga bashkëshorti, ndërsa dy fëmijët kanë qenë dëshmitare të vuajtjes së nënës.
Shërbimi satelitor i internetit të Elon Musk, Starlink, sapo mori një goditje të fortë, e cila vjen dhe kosto të lartë për të.
Ergys Kaçe do të vijojë karrierën e tij në ligën e dytë greke.
Komisioni Evropian propozoi të martën një plan të ri për të forcuar prodhimin evropian të mikroçipëve, në një kohë kur prokurorimi i këtyre komponentëve teknologjikë, thelbësorë për funksionimin e të gjitha pajisjeve elektronike, po bëhet një prioritet industrial në shumë vende të botës. Në fakt, shumë shtete kohët e fundit kanë shpallur plane të mëdha investimi për të rritur prodhimin dhe për të fituar pjesë të reja të tregut.
Të rriturve që luftojnë me peshën e tyre së shpejti mund t’u ofrohet një injeksion javor për të ndihmuar në heqjen e yndyrës së pashëndetshme.
Turizmi përgjatë vitit 2020 ishte një nga sektorët më të goditur nga efektet e pandemisë por që nxiti pushimet brenda vendit, duke kompensuar disi rënien e ndjeshme të hyrjeve të të huajve.
Këshilli i Ministrave ka miratuar sot Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2022 – 2024.
Ish-papa Benedikt sot 94-vjeçar, në letrën e tij bën fjalë për “turp thellësisht dhe dhimbje të madhe”.
Ditën e sotme ka mbërritur një surprizë nga qielli për njërën nga banoret.
Takimet e presidentit francez, Emanuel Macron në Moskë dhe Kiev thjesht kanë blerë kohë por nuk kanë prodhuar zgjidhje të situatës së tensionuar mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo nëse shikojmë deklaratën më të fundit të presidentit Putin.
Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen me 50% të rimbursimit të transportit të nxënësve, të cilët banojnë mbi 2 kilometra larg shkollës.
Në një bisedë mes banorësh,Iliri ka folur për Monikën duke thënë se ajo donte të hynte në finale për prestigj.
Monika dhe Donaldi kanë biseduar për surprizat që morën pas spektaklit të prime-t në Big Brother Vip.
Në mesin e muajit shkurt Kryeministri Edi Rama pritet te udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në kuadër të fillimit të mandatit dyvjeçar të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme.
Gianluigi Donnarumma refuzoi ofertat e Milanit për të rinovuar kontratën dhe u transferua te Paris Saint Germain me parametra zero verën e kaluar, duke shkaktuar jo pak zemërim te tifozët e klubit kuqezi.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vuajë dënimin e tij në burgun e Fierit. Burimet për gazetaren Anila Hoxha, thanë se vendimi është marrë këtë të mërkurë nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve.
Tetë makina luksoze me targa të huaja janë bllokuar gjatë 24 orëve të fundit në Tiranë.
Në kushte të vështira të motit, temperatura të ftohta dhe dëborë, efektivë të Forcave Speciale janë trajnuar për herë të parë vetëm me pajisjet e tyre personale, në Voskopojë të Korçës.
Mund të numërohen me gishtat e dorës shqiptarët që kanë zgjedhur për të emigruar në Ukrainë apo edhe për studime. Një prej tyre është Albani, i cili pasi mbaroi studimet në politeknikum, prej gjashtë vitesh jeton dhe punon në Ukrainë, si menaxher shitjesh për një kompani belge.
Presidenti Ilir Meta ka firmosur kallëzimin penal kundër Kuvendit këtë të mërkurë, për falsifikim provash në Gjykatën Kushtetuese gjatë seancës për shkarkimin e tij.
Është rënduar bilanci i viktimave në aksidentin e rëndë që ndodhi natën e kaluar në Shkozet të Durrësit.
Një 72-vjeçar është plagosur këtë paradite në Durrës, pasi teksa udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.
Qeveria nisi gjatë vitit të kaluar dhënien e naftës pa taksa për fermerët si një mënyrë për mbështetjen e tyre, gjithmonë kur ata përmbushnin një sërë kriteresh.
Quhet Eljon Toçi dhe ëndrrat i ka të mëdha, sikurse edhe mendimet pozitive për të ardhmen e futbollit shqiptar. 19 vjeç i ka mbushur vetëm në janar, ndërsa në Itali ka shkelur kur ishte një vjeç.
Fotoja e Petrit Mamajt, vrasësit të bashkëshortes 50-vjeçare në Fier është publikuar këtë të mërkurë.
Një delegacion i talebanëve pritet të takohet me pjesëtarë të Kryqit të Kuq, zyrtarë evropianë dhe zviceranë në Gjenevë, për të biseduar për ndihma, në kohën e përkeqësimit të situatës humanitare në Afganistan.
Valdete Mamaj, gruaja që u vra me thikën e bukës nga bashkëshorti një ditë më parë do të prehet në Levan, fshatin e prindërve, ndërsa shtëpia ku ajo jetonte është e mbyllur.
Reshjet e dëborës në Kukës kanë ndaluar dhe të gjitha rrugët janë të hapura.
Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë dhe tre të tjerë janë vënë nën hetim, pasi përfitonin para përmes një call center-i të paregjistruar në organet tatimore.
Në vitin 2021, konsumi i bananeve në vend rezulton që të ketë arritur një nivel rekord, të paktën sipas shifrave zyrtare.
Hidrovori i ri i Divjakës është tashmë funksional dhe do të garantojë kullimin në çdo kohë të përreth 1400 ha tokë bujqësore.
Një piceri në kryeqytetin ukrainas në fillim të këtij muaji kishte një ofertë të pazakontë: Blini një armë dhe merrni një picë falas.
Dy shtetas janë arrestuar në Durrës, pasi janë kapur duke kryer mashtrime dhe transaksione financiare, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, nën mbulimin e aktivitetit si call center.
Rreth 11 shtëpi priten të shemben këtë të martë në lagjen “5 Maji”, në një proces që është kundërshtuar me forcë nga banorët.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se duhen dhe 16 miliardë dollarë për të mbështetur shtetet me të ardhura të ulëta për të luftuar pandeminë e koronavirusit.
Vdekja e një udhëheqësi të Shtetit Islamik në Siri javën e kaluar u cilësua si një “goditje” e fortë ndaj grupit terrorist, por civilët në Siri thonë se rreziku mbetet, si nga ekstremistët ashtu edhe nga koalicioni që lufton kundër tyre.
SHBA njoftoi të mërkurën e kaluar vendosjen e gati 3,000 trupave amerikane për të shtuar forcat e NATO-s në Europën Lindore.
Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin mot me diell.
Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner tha të martën se Gjermania ishte shprehur shumë qartë se Rusia do të përballej me pasoja të rënda nëse pushton Ukrainën, por ai nuk tha nëse do të anulohej vënia në funksionim e gazsjellësit “Nord Stream 2”.
Një studimi kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit, sugjeron se mirëmbajtja e niveleve të vitaminës D ul rrezikun e sklerozës së shumëfishtë. I njëjti rekomandim vjen edhe nga një studim tjetër nga Universiteti Mjekësor i Nju Xhersit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Hipertensioni, termi mjekësor për presionin e lartë të gjakut, mund të ndikojë në shëndetin tuaj në shumë mënyra. Nëse ju ndodh të zgjoheni me sy të përgjakur, mund të pyesni veten nëse presioni i lartë i gjakut mund të jetë apo jo shkaku.
Peshqit si salmoni, sardelet dhe trofta janë ndër burimet më të mira të omega-3, që vijnë me përfitime të panumërta shëndetësore. Sipas burimeve dy llojet e veçanta të omega-3 që gjenden tek peshqit janë acidi eicosapentaenoic (EPA) dhe acidi docosahexaenoic (DHA).
Ato kanë durim, dinë të dëgjojnë dhe gjithmonë shkojnë mirë me fqinjët e tyre.
Adele, Olivia Rodrigo dhe Dua Lipa ishin ndër yjet e muzikës së zhanrit pop që morën një çmim britanik të martën mbrëma. Dua Lipa mori çmimin e tretë për artisten më të mirë Pop/RnB. Është çmimi i gjashtë britanik i saj.
Departamenti amerikan i Drejtësisë ka njoftuar se ka sekuestruar bitcoin në vlerë më shumë se 3.6 miliardë dollarë, sekuestrimi më i madh i fondeve në histori.
Presidenti i Francës dëshiron të mbushë vakumin e lënë nga kancelarja gjermane Angela Merkel në Evropë, por nuk do të jetë e lehtë.
Johnson & Johnson mbylli në heshtje fabrikën e vetme të kompanisë që prodhonte serinë e vaksinave kundër COVID-19 vitin e kaluar, raporton sot “New York Times”, duke cituar burime të njohura me vendimin.
Qeveria italiane hoqi sot detyrimin për bartjen e maskave në ambiente të hapura për shumicën e situatave, në përgjigje të një situate më të mirë me pandeminë koronavirus, duke shtuar se synon të rrisë numrin e spektatorëve që mund të hyjnë në stadiume.
Rrjeti AFP shkruante sot se mijëra zogj emigratorë mungonin sivjet në ndalesën e tyre të përvitshme në parkun kombëtar të Divjakës.
Ukraina është e kërcënuar nga një sulm i ushtrisë ruse që ka grumbulluar në kufij mbi 100 mijë ushtarë të armatosur rëndë.
Palmeiras bëhet finalistja e parë e Botërorit të Klubeve pas triumfit të pastër me rezultatin 2-0 ndaj egjiptianëve të Al Ahly. Brazilianet shënuan nga një gol për çdo pjesë, fillimisht me Raphael Veiga ne minutën e 39′ e më pas me Dudu në minutën e 48′, i cili nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar me gjuajtjen e tij.
Kylian Mbappé ka dhënë një deklaratë të fortë pas përfundimit të ndeshjes kundër Lille, që përfundoi me fitoren 1-5 të PSG-së. Vetëm nëntë ditë para ndeshjes kundër Real Madridit, sulmuesi i skuadrës pariziene, kur u pyet për të ardhmen e tij, dha se nuk ka negociuar asgjë me rivalin e tyre në 1/16 e Champions League.
Spektakli i sotëm përcaktoi edhe finalisten e dytë të këtij edicioni të ‘’Big Brother Vip’’.
Sot është nata e plotësimit të dëshirave në ‘’Big Brother Vip’’.
I vetëdijshëm se Kylian Mbappe mund të largohet nga Paris Saint-Germain në fund të sezonit, drejtori sportive i klubit francez, Leonardo është i zënë me gjetjen e pasuesit të tij që mund të jetë Erling Haaland.
Surprizat nuk kanë fund këtë mbrëmje në shtëpinë e ‘’Big Brother Vip’’.
Newcastle ka fituar me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj skuadrës së Everton, në takimin e raundit të 24-t të Premier League.
Skuadra e Manchester United nuk e ka mbyllur mirë javën e 24 të Premier League, ndërsa është ndalur në barazimin 1-1 nga ekipi i Burnley. United e mbylli në avantazh pjesën e parë të takimit në transfertë.
Spektakli i sotëm përveç debateve ka rezervuar edhe shumë surpriza.
Rikthim i hidhur i Jose Mourinhos në “San Siro”, me portugezin që u përball për herë të parë si kundërshtar me Interin në çerekfinalet e Kupës së Italisë, por në fund ishin zikaltrit ata që festuan falë fitores 2-0 dhe avancuan në finale.
Këshilltari i lartë i presidentit amerikan Joe Biden për shkencën dha dorëheqjen të hënën pasi dolën në dritë akuzat se ai kishte nënçmuar dhe ushtruar bullizëm ndaj anëtarëve të personelit të tij.
Një debat i ashpër ka ndodhur mes Arjolës dhe Monikës.
Polonia ka njoftuar hapjen e një njësie të re ushtarake të sigurisë kibernetike.
Debati mes Donaldit dhe Ilirit ka prekur edhe persona të tjerë, ish konkurrentë e madje edhe banorë që nuk kanë qenë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
Ilir Shaqiri dhe Donald Veshaj që në ditët e para në “Big Brother VIP” janë përfshirë në debate të ashpra me njëri-tjetrin.
Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.722 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), si dhe 1.942 pacientë që fituan betejën kundër virusit.
Supermodelja e njohur Angela Martini para pak kohësh u bë nënë për herë të parë e një djali.
Disa komente të bëra nga opinionistja Balina Bodinaku në spektaklin e kaluar janë komentuar gjatë javës nga Einxheli.
Një debat ka lindur mes Einxhel Shkirës dhe opinionistes Balina Bodinaku, pas një komenti të kësaj të fundit, teksa u shpreh se të gjithë konkurrentët brenda shtëpisë, veç Donaldit, do e donin Beniadën jashtë, pasi e shohin si një konkurrente të fortë!
Ambasada britanike i ka kërkuar Kuvendit të votojë zgjatjen e organeve të vetting-ut.
Një tufë e famshme prej pesë gepardësh që dominonin savanat e rezervatit natyror Masai Mara në Kenia, ka përfunduar në “vëllavrasje” pasi shumica u kthye kundër liderit të tufës duke e vrarë.
Sulmuesi kryeqytetas, Bedri Greca ishte padyshim heroi i Kastriotit në sfidën e fundjavës ndaj Dinamos, pasi shënoi të dy golat e ndeshjes dhe u dha krutanëve një 3-pikësh me shumë vlera në rrugëtimin e tyre të mbijetesës.
Donaldi dhe Einxhel kanë shkëputur çdo forme komunikimi me njëri-tjetrin.
Bashkimi Evropian dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) thanë se është pezulluar projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë të Jugut.
Rregullatori i Bashkimit Evropian për barna ka njoftuar se po shqyrton nëse do të autorizojë për përdorim dozën përforcuese të Pfizer/BioNTech për fëmijët 12-15 vjeç.
Mijëra kamionistë në Kanada që protestojnë kundër kufizimeve të koronavirusit, kanë bllokuar dje urën kryesore lidhëse të vendit me Shtetet e Bashkuara, duke ndaluar qarkullimin thuajse për një ditë, tha policia.
Një mobileri është përfshirë nga flakët, këtë të martë në mbrëmje në Tapizë të Krujës.
West Ham United ka dënuar Kurt Zouma pas publikimit të një videoje ku shfaqej mbrojtësi francez duke shkelmuar dhe goditur macen e tij.
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës shkatërrimin e Parkut Rinia në Elbasan, një investim 250 milionë lekë të reja nga Rilindja Urbane.
Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon u bë pjesë e programit aktorja e njohur Olta Gixhari përmes një lidhjeje “Skype” nga Valencia, në Spanjë.