Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 1.722 raste të tjera me koronavirusin e ri (COVID-19), si dhe 1.942 pacientë që fituan betejën kundër virusit.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me koronavirus në vend ka arritur në 280.594, prej të cilëve 259.898 janë shëruar.

Vendi po ashtu regjistroi 16 viktima të tjera nga koronavirusi, duke e çuar në 8.624 numrin e përgjithshëm të tyre.

Që nga shpërthimi i pandemisë, autoritetet shëndetësore të vendit kanë kryer gjithsej 1.826.611 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 4.939 teste të kryera brenda ditës së fundit.

Aktualisht në Maqedoninë e Veriut numri i rasteve aktive me COVID-19 është 12.072./AA/

Top Channel