Musk humbet betejën me natyrën, stuhia shkatërron 40 satelitë Starlink

09/02/2022 14:02

Shërbimi satelitor i internetit të Elon Musk, Starlink, sapo mori një goditje të fortë, e cila vjen dhe kosto të lartë për të.

Kompania pohoi se 40 nga 49 satelitët Starlink që lëshoi ​​në 3 shkurt mund të jenë shkatërruar prej një stuhie gjeomagnetike.

Forca e kësaj stuhie ishte mjaft e madhe, e ajo shkaktoi  një tërheqje deri në 50% më të fuqishme se gjatë lëshimeve të mëparshme”, çka bëri që satelitët të zhvendosen prej orbitës së tyre të duhur rreth Tokës. Për këtë arsye, në vend që të arrijnë destinacionin, 40 prej tyre do të digjen në atmosferën e planetit.

SpaceX kohët e fundit e kapërceu pragun e saj historic të lëshimit me 2000 satelitë dhe ka plane të nisë në kozmos 12,000 të tillë, nëse jo më tepër. Shkatërrimi i 40 prej tyre mund të mos konsiderohet si një humbje e madhe në skemën e madhe të gjërave. Megjithatë, kjo përbën pjesën dërrmuese të kapacitetit të lëshimit Starlink të një rakete të tërë Falcon 9 që digjet në atmosferë.

Në muajin dhjetor, Josef Aschbacher, kreu i Agjencisë Evropiane të Hapësirës tha se Musk është duke “krijuar rregullat” për industrinë komerciale në Hapësirë. Edhe Kina u ankua përpara tij se stacioni i saj hapësinor ishte detyruar të shmangë përplasjet me satelitët e Starlink.

Top Channel