Palmeiras nuk e diskuton Al Ahly-n, bëhet finalisti i parë i Botërorit për Klube

09/02/2022 01:21

Palmeiras bëhet finalistja e parë e Botërorit të Klubeve pas triumfit të pastër me rezultatin 2-0 ndaj egjiptianëve të Al Ahly. Brazilianet shënuan nga një gol për çdo pjesë, fillimisht me Raphael Veiga ne minutën e 39′ e më pas me Dudu në minutën e 48′, i cili nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit kundërshtar me gjuajtjen e tij.

Skuadra e Al Ahly pavarësisht mungesave të shumta në formacionin titullar, tregoi vendosmëri në fushë duke prodhuar raste të shumta, një volum të lartë loje madje duke realizuar dhe një gol në minutën e 72′ por që u anulua për shkak të një pozicioni të parregullt.

Në minutat e fundit, tensioni u shtua e si rrjedhojë egjiptianët u ndëshkuan edhe me një karton të kuq pas ndërhyrjes së ashpër nga mbrapa të Ayman Ashraf.

Palmeiras siguroi finalen e parë në Botërorin e Klubeve për herë të parë pas vitit të largët 1999, ndërsa do të mësojë kundërshtarin në ditën e nesërme pas takimit të dytë gjysmë-final Chelsea-Al Hilal.

Top Channel