Danimarka nis bombarduesit në Baltik: Do plasë lufta! Hera e parë në dekada

09/02/2022 14:19

Një total prej 700 ushtarësh danezë po mblidhen në bazën ushtarake Slagelse në Sjælland perëndimore, njoftuan forcat e Armatosura të këtij vendi.

Në deklaratën e tyre sqarohet se do të dërgoheshin gjithashtu në Bornholm, si kundërpërgjigje ndaj veprimeve të Rusisë në Ukrainë. Qeveria daneze vendosi të të rrisë gatishmërinë e Forcave të Armatosura në përgjigje të atij që e përshkroi si “presion i papranueshëm ushtarak rus ndaj Kievit”.

Lëvizja e saj pasoi një rekomandim të marrë nga Komanda e Mbrojtjes. Ministri i sapoemëruar i mbrojtjes Morten Bodskov sqaroi se janë gati të dërgojnë dhe avionë luftarakë F-16 në ishullin Bornholm, në Detin Baltik, nëse do të jetë e nevojshme.

Sipas Bødskov, forcimi i gatishmërise daneze është pjesë e përpjekjeve të NATO-s për të penguar një përshkallëzim të situatës. “Aktualisht, asnjë kërcënim nuk i kanoset Danimarkës, por hapat që ne po ndërmarrim, janë një kusht i domosdoshëm në lidhje me gjendjen në të cilën ndodhemi tani”, deklaroi ai, duke shtuar se vendi “nuk ka përse tregohet naiv”.

Sipas profesorit Mikkel Vedby Rasmussen i Departamentit të Shkencave Politike në Universitetin e Kopenhagës, është e pazakontë që një batalion luftarak danez të mblidhet dhe të bëhet gati për luftë.

Kjo tregon se Forcat e Mbrojtjes po e marrin shumë seriozisht atë që po ndodh në Europën Lindore. Nuk mbaj mend që një njësi ushtarake daneze të jetë vënë në një gatishmëri të tillë që nga fundi i Luftës së Ftohtë,” u shpreh Rasmusen.

Top Channel