Nën hetim nga policia pasi goditi me shkelm macen e tij, West Ham dënon rëndë mbrojtësin

08/02/2022 20:47

West Ham United ka dënuar Kurt Zouma pas publikimit të një videoje ku shfaqej mbrojtësi francez duke shkelmuar dhe goditur macen e tij.

Policia e Essex është duke u lidhur me Shoqërinë Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve (RSPCA) dhe bën me dije se “hetimet urgjente kanë nisur”. Zouma ka kërkuar falje, ndërsa klubi bëri me dije se do të merret me problemin nga brenda.

“Dua të kërkoj falje për veprimet e mia. Nuk ka asnjë justifikim për sjelljen time, për të cilën jam sinqerisht i penduar. Dua të them gjithashtu se sa keq më vjen keq për këdo që u mërzit nga videoja. Do të doja t’i siguroja të gjithë se dy macet mia janë shumë mirë dhe të shëndetshme. Ato kanë dashurinë e të familjes sonë dhe kjo sjellje ishte një incident i izoluar që nuk do të ndodhë më.”- tha lojtari në një deklaratë për mediet.

Ndërsa klubi nga ana e tij theksoi se të gjithë futbollistët duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi kanë një influencë të lartë në shoqëri.

Lojtarët duhet të kuptojnë përgjegjësinë e tyre dhe ndikimin në shoqëri. West Ham United dënon pa rezerva veprimet e Kurt Zouma në videon që ka qarkulluar. Ne kemi folur me Kurtin dhe do të merremi me këtë çështje nga brenda, por do të donim ta bënim të qartë se ne në asnjë mënyrë nuk e falim mizorinë ndaj kafshëve”, sqaroi West Ham.

Pamjet e mëtejshme, të publikuara fillimisht nga “The Sun” dhe që thuhet se janë filmuar nga vëllai i Zouma, Yoan, tregojnë lojtarin duke i hedhur këpucët kafshës shtëpiake dhe duke e ndjekur atë nëpër një dhomë./ Supersport

Top Channel