Një 31-vjeçar ka rënë në pranga në rrugën “Sulejman Delvina” në Tiranë, pasi u kap me drogë.

Sekuestrohen lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, një automjet, shumat e parave

Janë sekuestruar 2.223.000 lekë të reja dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm. dhe kokaina e ndarë në doza.

“Specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në të dhënat e grumbulluara në rrugë operative, se një shtetas posedonte dhe shpërndante lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Tiranës, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Suplier 2”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Sulejman Delvina”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. R., 31 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë e ndarë në doza gati për shitje, tre aparate celulare, 2.223.000 lekë të rinj dhe 1430 euro që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet i paligjshëm”, sipas policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Top Channel