Analizë Superiore/ Jo vetëm golat, Greca protagonist absolut në Kastrioti-Dinamo

08/02/2022 21:34

Sulmuesi kryeqytetas, Bedri Greca ishte padyshim heroi i Kastriotit në sfidën e fundjavës ndaj Dinamos, pasi shënoi të dy golat e ndeshjes dhe u dha krutanëve një 3-pikësh me shumë vlera në rrugëtimin e tyre të mbijetesës.

Greca ishte një rrezik konstant për mbrojtjen dinamovite, teksa përveç fushës, konfirmohet edhe nga statistikat e publikuara në emisionin “Analizë Superiore”, me sulmuesin që goditi tre herë portën dhe në dy prej rasteve dërgoi topin në rrjetë.

Po të njëjtin rezultat Greca pati edhe në driblime, pasi tentoi tre herë dhe dy herë ia doli të lirohej nga kundërshtari, teksa për më tepër, sulmuesi i krutanëve ia doli të prekë plot 6 herë topin në zonën kundërshtare.

Një mesatare mjaft të lartë Greca tregoi edhe në duele, pasi fitoi 13 nga 22 ku mori pjesë, pse thënë ndryshe 59% të dyluftimeve, një shifër kjo mjaft e lartë për një sulmues…

Top Channel