Newcastle ka fituar me përmbysje me rezultatin 3-1 ndaj skuadrës së Everton, në takimin e raundit të 24-t të Premier League.

Pjesa e parë e takimit mes Newcastle dhe Everton është mbyllur me barazimin 1-1. Avantazhin e morën të parët miqtë, nga autogoli i Lascelles pas plot 36 minutash lojë të luftuar nga të dyja anët.

Vetëm një minutë më pas vendasit do të merrnin barazimin edhe ata përmes një autogoli. Ishte dërgimi i topit në portën e Everton nga Holgate, ai i cili i dha pak qetësi ekipit të sheikëve.

Teksa pjesë e dytë e kësaj përballjeje erdhi me kthesë te Newcastle. Vendasit treguan më shumë vendosshmëri dhe në minutën e 56’ arritën të përmbysnin rezultatin falë Fraser.

Në minutën e 82’ ishte Trippiet ai që i dha golin e tretë vendasve, duke tronditur kështu ekipin kundërshtar.

Pas këtij takimi klubi i sheikëve shkon në kuotën e 18 pikëve në vend të 17-të, teksa Everton qëndron në vend të 16-të me një pikë më shumë se kundërshtari i kësaj përballjeje.

Top Channel