U vra nga bashkëshorti/ 50-vjeçarja do prehet në fshatin e prindërve, shtëpia e mbyllur pas aktit makabër

09/02/2022 09:55

Valdete Mamaj, gruaja që u vra me thikën e bukës nga bashkëshorti një ditë më parë do të prehet në Levan, fshatin e prindërve, ndërsa shtëpia ku ajo jetonte është e mbyllur.

Valdete Mamaj, gruaja që u vra me thikën e bukës nga bashkëshorti një ditë më parë do të prehet në Levan, fshatin e prindërve, ndërsa shtëpia ku ajo jetonte është e mbyllur.

Të pyetur nga gazetarët, fqinjët shprehen se ata nuk kanë pasur konflikte dhe se ishin familje e mirë.

Ata thanë se nuk kanë parë asgjë të çuditshme nga çifti dhe se bënin një jetë të qetë bashkë me fëmijët.

“Më është dukur i mirë, por nuk është se i njoh i mirë, kemi folur rrugës, por se çfarë kishte brenda se dinim. Ai nuk pinte se i thoja herë pas here”, tha një fqinj.

“Na ka dhembur shpirti, nuk kemi dëgjuar fare, njerëz të mrekullueshëm, e njohim si familje të mirë, na kanë ardhur kur kemi martuar fëmijët, për sebepe, edhe ne vetë u habitëm. Nuk e dimë që kishin pasur gjë, ngelëm të shokuar si lagje”, thanë dy prej fqinjave të viktimës.

“Janë njerëz punëtorë, punonin të dy, rrisnin kalamajtë, ushqenin kalamajtë. unë dola për të mbledhur plehrat, por kam qenë brenda në shtëpi se isha sëmurë”, u shpreh një tjetër fqinje.

Bazuar në pamjet e shtëpisë së tyre, çifti banonin në kushte të mira, ndërsa nuk dihen ende detaje të reja në lidhje me marrëdhënien e tyre.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Valdete Mamaj  është goditur gjashtë herë me thikë në zemër nga burri i saj Petrit Manaj. Burime nga policia për TCH thonë që Petriti pasi ka vrarë nënën e dy fëmijëve ka dalë për të pirë kafe në lokalin e lagjes.

Në orën 07:30 kthehet në shtëpi dhe lajmëron vëllanë e tij që Valdetja ka vrarë veten me thikë. Forcat policore menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, pasi Petriti është shoqëruar nga uniformat blu ai e ka mohuar krimin, por kanë qenë disa gërvishtje në trupin e tij që kanë nxjerrë në pah të vërtetën.

Përveç këtij fakti fjalën e fundit e tha ekspertiza mjeko-ligjore ku ka rezultuar se Valdete Manaj nuk është vetëvrarë, por është masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm disa orë pasi Valdetja ka përcjellë djalin e saj të vetëm për në Gjermani.

Dy fëmijët e viktimës janë nisur nga Gjermania për ta përcjellë nënën në banesën e fundit. Ndërkohë që babait, Petrit Manaj i janë vendosur prangat, për ta çuar në burgun ku do të vuajë dënimin për krimin e bërë.

Fqinjët e familjes Manaj thonë se konfliktet mes çiftit nuk janë vënë kurrë re, por familjarët e viktimës thonë se prej 10 vjetësh Valdetja nuk bënte një jetë te qetë.

Top Channel