Fotoja e Petrit Mamajt, vrasësit të bashkëshortes 50-vjeçare në Fier është publikuar këtë të mërkurë.

Ai goditi gjashtë herë me thikë në zemër gruan e tij, Valdete Mamaj një ditë më parë në Fier.

Në orën 07:30 ai u kthye në shtëpi dhe lajmëroi vëllanë që Valdetja kishte vrarë veten me thikë. Forcat policore menjëherë kanë shkuar në vendngjarje, pasi Petriti është shoqëruar nga uniformat blu ai e ka mohuar krimin, por kanë qenë disa gërvishtje në trupin e tij që kanë nxjerrë në pah të vërtetën.

Përveç këtij fakti fjalën e fundit e tha ekspertiza mjeko-ligjore ku ka rezultuar se Valdete Manaj nuk është vetëvrarë, por është masakruar me thikë nga bashkëshorti i saj. Kjo ngjarje e rëndë ndodhi vetëm disa orë pasi Valdetja ka përcjellë djalin e saj të vetëm për në Gjermani.

Dy fëmijët e viktimës janë nisur nga Gjermania për ta përcjellë nënën në banesën e fundit. Ndërkohë që babait, Petrit Manaj i janë vendosur prangat, për ta çuar në burgun ku do të vuajë dënimin për krimin e bërë.

Të pyetur nga gazetarët, fqinjët shprehen se ata nuk kanë pasur konflikte dhe se ishin familje e mirë. Ata thanë se nuk kanë parë asgjë të çuditshme nga çifti dhe se bënin një jetë të qetë bashkë me fëmijët.

Fqinjët e familjes Manaj thonë se konfliktet mes çiftit nuk janë vënë kurrë re, por familjarët e viktimës thonë se prej 10 vitesh Valdetja nuk bënte një jetë të qetë.

Autori i vrasjes, Petrit Mamaj

Top Channel