Rama takon ambasadoren e SHBA/ Kim përshëndeti mbështetjen e fortë të Shqipërisë për Ukrainën

09/02/2022 12:30

Në mesin e muajit shkurt  Kryeministri Edi Rama pritet te udhëtojë drejt Shteteve te Bashkuara të Amerikës  për të marrë pjesë në  Këshillin e Sigurimit të OKB-së  në  kuadër të fillimit të mandatit dyvjeçar të Shqipërisë si anëtare jo e përhershme.

Në prag të vizitës ne  Uashington shefi i qeverise  zhvilloi një takim  me diplomatet amerikane  Yuri Kim mbi qëndrimin e përbashkët  që SHBA dhe Shqipëria do të mbajnë  në këtë Këshill për  situatën e tensionuar në Ukrainë.

Ambasadorja Kim përshëndeti mbështetjen e fortë dhe parimore të Shqipërisë për Ukrainën përballë agresionit rus, qoftë si aleate e NATO-s ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku SHBA-të janë krenare që do të punojnë me Shqipërinë si “bashkë-penëmbajtëse” për Këshillin në çështjet e Ukrainës.

Gjatë qëndrimit në SHBA,  kryeministri Edi Rama  pritet të takohet edhe me  sekretarin  amerikan të shtetit Antony Blinken pas ftesës së marrë nga ky i fundit.  për amerikanët lufta kundër korrupsionit mbetet prioritet.

Ambasadorja Kim nënvizoi se lufta kundër korrupsionit është prioritet kryesor për Shtetet e Bashkuara, duke vërejtur se barra e përgjegjësisë është natyrshëm më e madhe mbi ata që qeverisin.

Gjatë  bisedës Kryeministri Rama dhe ambasadorja Kim u ndalën  në rendësinë e  forcimit të institucioneve demokratike dhe bashkepunimin tregtar mes dy vendeve.

Top Channel