Durrës/ Makina përplas 72-vjeçarin me biçikletë dhe largohet me shpejtësi nga vendngjarja

09/02/2022 11:00

Një 72-vjeçar është plagosur këtë paradite në Durrës, pasi teksa udhëtonte me biçikletë, është përplasur nga një automjet.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 10:30, në lagjen nr.15. Drejtuesi i mjetit nuk është identifikuar ende, pas është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërsa i plagosuri, shtetasi me iniciale A. S. ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

 

 

 

 

 

Top Channel