Krujë/ Mobileria përfshihet nga flakët, nuk ka të lënduar në njerëz

08/02/2022 20:51

Një mobileri është përfshirë nga flakët, këtë të martë në mbrëmje në Tapizë të Krujës.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse dhe forcat e policisë, të cilët po bëjnë të mundur fikjen e zjarrit.

Nga zjarri nuk ka të lënduar por vetem dëme materiale. Nga deklarata e punonjësve të mobilerisë dyshohet se zjarri është aksidental.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për te zbuluar shkaqet e zjarrit.

Top Channel