E hënë, 23 Maj 2022
14:12
Ilirjan Mandro emërohet Rektor i Akademisë së Sigurisë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano prezantoi ditën e sotme, Rektorin e ri të Akademisë së Sigurisë Prof/Dok Ilirjan Mandro.

14:04
“Kam turp nga vendi im”/ Jep dorëheqjen këshilltari rus në OKB

Këshilltari i Rusisë në Kombet e Bashkuara në Gjenevë ka dhënë dorëheqjen.

13:55
Presidenti Biden: SHBA do të mbrojë Tajvanin nëse sulmohet nga Kina

Presidenti Joe Biden tha se Shtetet e Bashkuara do të ishin të gatshme të ndërhynin për të mbrojtur Tajvanin, nëse Kina do ta sulmonte atë.

13:47
Duka për “Corriere dello Sport”: Nga finalja UEFA Conference League fiton e gjithë Shqipëria

Trofeu i UEFA Conference League ka mbërritur në Tiranë dhe emocioni i shqiptarëve rritet, ndërkohë që Federata Shqiptare e Futbolli po përgatitet për organizimin e këtij eventi historik si partner zyrtar i UEFA-s për finalen ndërkombëtare.

13:36
Lija e majmunit, tjetër rast në Itali: 32 vjeçari erdhi nga Spanja!

Autoritetet italiane kanë identifikuar një rast të katër të lisë së majmunit në vendin tonë fqinj. Personi i infektuar është një 32 vjeçar që jeton në Arezzo, dhe nuk kishte shumë që ishte kthyer nga ishujt Kanarie.

13:33
U dënua me burgim të përjetshëm për krime lufte, 21-vjeçari rus do të apelojë vendimin

Ushtari rus i dënuar me burgim të përjetshëm për krime lufte në Ukrainë, 21-vjeçari rus Vadim Shishimarin, do të apelojë vendimin e dhënë ndaj tij.

13:28
Kremlini: Perëndimi shkaktoi krizën globale të ushqimit, nuk jemi ne burimi i problemit

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka deklaruar ditën e sotme se vendet perëndimore kanë shkaktuar një krizë globale ushqimore duke vendosur sanksionet më të rënda në historinë moderne ndaj Rusisë.

13:17
Video/ Nga “Pazari i ri” te “Air Albania”, UEFA i bën reklamë Tiranës

Tirana do të presë më 25 maj finalen e parë europiane, atë të Conference League.

13:08
Hapet Pediaria e re e Elbasanit, Rama-Manastirliu: Spitali i tretë brenda vitit, investim me standardet më të larta

Pediatria e re e Elbasanit, një investim i qeverisë shqiptare, ka hapur dyert në shërbim të fëmijëve të qarkut të Elbasanit dhe zonave perreth.

13:02
Gjermania “shpëton” SHBA-në: Mungesë e theksuar në tregje, dërgon ushqim për foshnjet!

Është pritur me një ndjenjë lehtësimi avioni ushtarak amerikan që dërgoi disa tonë qumësht formulë për bebe në SHBA nga Gjermania.

12:59
”Putin në sanatorium”, inteligjenca britanike: Deri në fund të vitit e heqin nga pushteti!

Nuk reshtin spekulimet rreth gjendjes shëndetësore të Vladimir Putinit.

12:53
Bashkohen stuhitë/ Fenomeni i rrallë shkakton 8 të vdekur në Kanada

Gati një milionë banesa në rajonet jugore të Kanadasë mbetën pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.

12:48
Moti shkatërron luleshtrydhet në Francë, po piqen më shpejt nga ç’duhet për shkak të temperaturave të larta

Janë ëmbëlsira që i hedhim në tokë. Këto janë fjalët e Laurent Dirat, prodhues luleshtrydhesh në rajonin Tarn-et-Garonne në Toulouse, Francë, pasi temperaturat e larta mbi mesataren sezonale kanë bërë që luleshtrydhet të piqen dy herë më shpejt se në kohë normale.

12:44
Burgim i përjetshëm për ushtarin rus që kreu vrasje në Ukrainë

Një gjykatë në Kiev ka dënuar 21-vjeçarin rus, Vadim Shishimarin, me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një civili të paarmatosur në Ukrainë.

12:41
“Të mos çështje që nuk janë ekzistuese sepse…”, Dendias në Tiranë: Do punojmë për të hequr ligjin e luftës

Në konferencën e përbashkët për mediat me homologen Xhaçka në Tiranë, ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias tha se zgjidhja e çështjes së detit në Hagë është shembull i mirëkuptimin mes dy vendeve.

12:35
Xhaçka takim me Ministrin e Jashtëm grek: Delimitimi i zonave detare, rikonfirmuam vullnetin për kompromis për ta referuar në Gjykatën Ndërkombëtare

Ministrja e Jashmte, Olta Xhaçka në një deklaratë për mediat bashkë me homologun grek Nikos Dendias, tha se ekziston vullneti i mirë për zgjidhjen e disa çështjeve me shtetin fqinjë.

12:25
Parku kombëtar i Shebenikut! Shtohen vizitorët, destinacioni kërkon më shumë bujtina

Kjo është sofra tradicionale që prej 14 vitesh pret turistët në Parkun Kombëtar të Shebenikut. Gjithnjë e me shumë zona po frekuentohet nga vendas e të huaj.

12:23
“Rezultat i ngushtë, u numërua deri në kutinë e fundit..”, Balla ironi me zgjedhjet në PD: Berisha duhet çuar para drejtësisë

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ironizoi nga foltorja e Kuvendit, zgjedhjet e zhvilluara një ditë më parë për kryetar të PD.

12:21
Si ndiheni që nuk ju kanë uruar ndërkombëtarët? Ja si përgjigjet Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është pyetur nga gazetarët jashtë Kuvendit sesi ndihet që nuk e kanë uruar ndërkombëtarët për fitoren e djeshme ndaj Ibsen Elezit për kreun e PD-së.

12:17
“Ku është SPAK?”/ Balla i drejtohet Berishës: Duhet ti njohësh merita Lulit, të dha tokë që nuk të takonte

Pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha për Elisa Spiropalin dhe favoreve që kjo e fundit i kishte bërë familjarëve të saj sipas Berishës, fjalën në Kuvend e mori Balla, i cili komentoi aktet korruptive të Berishës ku tha se ai është i fundit që mund të ngrejë gishtin për aktet korruptive të dikuj tjetër.

12:06
“Burri jot i jep tendera vëllait tënd”/ Spiropali-Berishës: Nuk ma bën syri tërr, shko në SPAK

Kanë vijuar përplasjet në Kuvend mes ministres Elisa Spiropali dhe kreut të PD-së, Sali Berishës.

12:04
OBSH për linë e majmunit: Bota po përballet me sfida të frikshme

Ende pa u mbyllur mire pandemia e koronavirusit, mbërriti lufta e Ukrainës e tani lija e majmunëve, bota, tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus po përballet me sfida të frikshme.

11:59
SHBA do mbrojë Tajvanin, Biden del hapur: Nëse sulmohet do jetë si Ukraina

Presidenti Joe Biden e artikuloi hapur se Shtetet e Bashkuara do ta mbrojnë ushtarakisht Tajvanin nëse ishulli sulmohet nga Kina.

11:56
“Matrix”, “Sky”, “EnchroChat”, programet që përdorin kriminelët për trafik e vrasje

Kriminelët përdorin aplikacione dhe mënyra të reja për të komunikuar me personazhe të tjerë të botës së krimit, për t’i shpëtuar përgjimeve.

11:56
“Ditën e ngjarjes ishte duke u qethur, pyesni berberin”, shtyhet seanca ndaj Talo Çelës, për grabitjen në Rinas. Ja kërkesat e avokatit

Seanca ndaj Talo Çelës për gabitjen e 9 prillit 2019 në Rinas, u shty për në 7 qershor. Gazetarja Anila Hoxha tha për Top Channel se avokati Talo Çelës , Luan Kaloci i caktuar kryesisht nga gjykata kërkon kohë për të përgatitur kërkesat për ballafaqim me Alkond Bengasin e vëllezërit Klement dhe Eldi Çala.

11:55
Franca bllokon Ukrainën/ Ministri për europën: Anëtarësimi në BE do 20 vjet

Franca frenon shpresat e Ukrainës për anëtarësim të shpejtë në Bashkimin Europian. Ministri francez për Europën, Clement Beaune, e bëri të qartë se çdo ofertë e bllokut për pranimin e Ukrainës do të merrte 15-20 vjet kohë për finalizim të procesit.

11:55
Berisha: Rama dhe “peng Basha” politizuan AMA-n!/ I kthehet Spiropali: Je i lumtur që munde PD, ndjesë pastë pushteti juaj

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzoi se kryeministri Edi Rama dhe Lulzim Basha kanë politizuar Autoritetin e Mediave Audiovizive. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha tha se qeveria po shtyp gjithmonë e më shumë fjalën e lirë të mediave dhe gazetarëve.   

11:44
Veliaj: Koopshti zoologjik, gati hapja më 1 qershor. Do vijojmë transformimin me Kopshtin Botanik dhe pishinat te Diga

Pak ditë nga hapja, një grup fëmijësh dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj inspektuan së bashku detajet e fundit para hapjes së Kopshtit të ri Zoologjik. Në pritje edhe të kafshëve të tjera, që do të popullojnë këtë hapësirë të transformuar, Parku Zoologjik do të jetë hapë dyert për vizitorët e vegjël më 1 qershor.

11:38
U kap me 613 kilogramë kokainë, Arbër Çekaj kundërshton regjimin 41 biss

Gjykata e lartë e Republikës së Shqipërisë ka bërë me dije se Arbër Çekaj, i akuzuar për 613 kilogramë kokainë të kapur në portin e Durrësit, ka kundërshtuar vendimin e Ministrisë së Drejtësisë për vendosjen në regjimin e posaçëm 41 biss .

11:34
Detajet/ Shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës, plagosen 2 persona

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një shpërthimi pranë një pike gazi në Durrës.

11:30
Menaxhimi i Butrintit/ Berisha: Akti më korruptiv në Europë, i garantoj Ramës se nuk do sillet si ta ketë plaçkë të tijën

Para se të bëhej pjesë e seancës së sotme në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha ka folur para gazetarëve për çështjen e menaxhimit të parkut të Butrintit, për të cilin tha se Rama po e trajton si një plaçkë të tijën dhe premtoi se do të përdorë zërin e tij për të kundërshtuar këtë projekt.

11:27
Parlamenti i Ukrainës ligj të ri, shteti konfiskon asetet e të gjithë njerëzve që mbështesin luftën

Parlamenti i Ukrainës ka shpallur një ligj të ri, i cili i lejon shtetit të konfiskojë asetet që u përkasin njerëzve që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë.

11:20
Ministri i Jashtëm grek sot në Tiranë, pritet nga ministrja Xhaçka

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias ka nisur axhendën e takimeve në Tiranë. Dendias është pritur në një takim nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka, me të cilën do të mbajë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp.

11:14
Biden: Putin po synon të eliminojë Ukrainën

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka akuzuar homologun e tij rus, Vladimir Putin se po tenton të “eliminojë” Ukrainën dhe ka thënë se lideri rus duhet të paguajë “çmim afatgjatë” për pushtimin e këtij shteti.

11:10
Përplaset me pemën autobusi me 50 turistë nga Kosova në Vlorë (Pamjet)

Autobusi me rreth 50 turistë kosovar ka qenë duke hyrë në qytetin e Vlorës dhe pikërisht në zonën e ujit të Ftohtë tek “ Rrapi” teksa është shkëmbyer me një betonier, është përplasur  me një pemë.

11:03
Dy ditë para finales së madhe/ Mbërrin në portin e Durrësit autobusi zyrtar i skuadrës së Romës

Autobusi zyrtar i skuadrës së Romës ka mbërritur në portin e Durrësit pak çaste më parë, në kuadër të eventit të madh që do të zhvillohet ditën e mërkurë në Tiranë, Konferenca e ligës Europiane.

10:59
Ushqimi i lopëve dhe mbrojtja e klimës

Lopët ushqejnë njerëzimin me mish e qumësht, por ato lëshojnë dhe sasi të mëdha metani, gaz që shkakton efektin serrë. Prandaj në mbarë botën po kryhen eksperimente për të reduktuar emetimet e metanit.

10:45
Rekordi unik i milanistit! Lojtari më i ri që ka “pushtuar” Anglinë, Spanjën dhe Italinë

Akoma nuk i ka mbushur 23 vjeç, por dje fitoi Serie A për herë të parë në karrierë. Brahim Diaz ka fituar edhe tituj të tjerë kampionë: në Angli dhe Spanjë.

10:29
Integrimi i Shqipërisë në BE, Balla: Presim konferencën e parë ndërqeveritare (Thumbon fitoren e Berishës)

Kryetari i Grupit Parlamentar në Partisë Socialiste, Taulant Balla tha se pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritari, pasi në çdo raport të BE-së thuhet se Shqipëria ka përmbushur 100% kushtet dhe kriteret.

10:22
Humbjet e Rusisë në Ukrainë, të ngjashme me të periudhës sovjetike në Afganistan

Rusia ka intensifikuar sulmet në rajonin lindor Luhansk, ka thënë ushtria ukrainase më 23 maj, pasi forcat ruse tentojnë të rrethojnë qytetin Severodonjeck në këtë rajon.

10:10
Vritet një kolonel i Gardës Revolucionare në Iran

Koloneli i Gardës Revolucionare Islamike në Iran, Sayad Khodai, është qëlluar për vdekje në Teheran.

10:04
Rrëfimi i Dumanit dhe Hoxhajt/ SPAK kalon në sitë pasuritë e 32 personave nën hetim dhe familjarëve të tyre

Prokuroria e Posaçme SPAK përkrah hetimit penal, do kalojë në sitë pasuritë e të 32 personave nën hetim dhe familjarëve e lidhjeve të afërta të tyre.

10:04
Einxhel gati për fëmijën e parë, Dagz: E kam ndarë mendjen prej kohësh…

Moderatorja Einxhel Shkira dhe Dj Dagz duket se janë gati për pritjen e fëmijës së tyre të parë.

09:42
Transportuan 11 emigrantë të paligjshëm e më pas i vodhën sendet personale, në pranga 21-vjeçari, në kërkim të tjerët

Një 21-vjeçar me inicialet A. O. është arrestuar ditën e sotme në Gjirokastër pasi transportoi në drejtim të Tiranës 11 emigrantë të paligjshëm.

09:36
Zelanda e Re dërgon trupa në Britani për të trajnuar ushtarët ukrainas

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka thënë se vendi i saj do të dërgojë 30 trupa shtesë të forcave të mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar për të ndihmuar në trajnimin e homologëve të tyre ukrainas.

09:36
Aksident në Vlorë, 19-vjeçari përplas çiklistin

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë ku një 19-vjeçar me inicialet G. J., duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka përplasur një çiklist 63 vjeç me inicialet J.K.

09:30
Komisioni i Ligjeve njofton djegien e raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit, në 18:00 Kuvendi në seancë plenare

Komisioni i Ligjeve i mbledhur paraditen e sotme, ka zgjatur vetëm pak minuta dhe është mbyllur pas konstatimit se nuk kishte asnjë kandidaturë nga opozita për emrin e presidentit dhe ka njoftuar se njoftuar se mbledhja tjetër do të bëhet e ditur pas vendimit të Konferencës së Kryetarëve.

09:21
Zelensky: Deri në 100 ukrainas vdesin çdo ditë në mes të luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se deri në 100 ukrainas mund të vdesin çdo ditë ndërsa luftimet në krahun lindor të vendit vazhdojnë.

09:21
“Topi i Artë” i fundit uron Milanin për titullin, komplimente edhe nga Donnarumma

Tifozët e Milanit shijuan një fundjavë fantastike. Fitorja 0-3 ndaj Sassuolos riktheu titullin kampion në Milanello pas 11 vitesh, teksa ishte hera e 19-të në histori që kuqezinjtë fituan Serie A.

09:12
Pse Austria është neutrale?

50 të famshëm e kanë vënë në dyshim neutralitetin në Austri. Pse në këtë vend ende nuk ka një shumicë për anëtarësim në NATO? Ndërkohë që gjendja në Finlandë dhe Suedi ka ndryshuar.

09:01
Marotta: Interi më i fortë se Milani, merkatoja do jetë në lartësinë e duhur

Inter nuk ia doli të fitojë titullin kampion, pasi e mbylli sezonin dy pikë larg Milanit, megjithatë Giuseppe Marotta është i bindur që zikaltrit bënë një sezon mjaft të mirë, duke marrë gjithsesi dy trofe, Kupën e Italisë dhe Superkupën.

08:50
Presidenti i ri ende pa emër/ Raundi i dytë, pasdite mblidhet Kuvendi

Kjo e hënë do ta gjejë kuvendin e Shqipërisë të mbledhur për raundin e dytë te zgjedhjes së Presidentit të ri.

08:34
Gati një milion shtëpi mbesin pa rrymë për shkak të stuhive në Kanada

Gati 900,000 shtëpi në jug të Kanadasë kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e stuhive të ashpra që kanë goditur rajonet Ontario dhe Kuebek përgjatë fundjavës.

08:27
Lija e majmunëve po përhapet, OBSH: Bota po përballet me sfida “të frikshme”

Bota po përballet me sfida “të frikshme” përfshirë pandeminë e koronavirusit, luftën në Ukrainë dhe linë e majmunëve, ka thënë shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

08:17
FMN zbardh skemën: Si të zbulohen dhe taksohen shqiptarët e pasur që depozitojnë në parajsat fiskale

Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi së fundmi një dokument që orienton Shqipërinë se si mund të luftojë informalitetin nëpërmjet administrimit fiskal, duke sofistikuar mënyrat për taksimin e të pasurve.

08:12
Temperatura të larta dhe rrebeshe shiu, mësoni çfarë ka rezervuar moti për ditën e sotme

Qarkullimi i masave ajrore nga Jugu i Europës do të diktojë kushtet e motit në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët dhe të nxehtë.

00:30
9 vite pas largimit te tij, Sali Berisha shpalli zyrtarisht rikthimin ne krye te Partisë Demokratike

Zgjedhjet në PD nuk kishin asnjë surprizë. Berisha fitoi bindshëm kundër rivalit të tij Ibsen Elezi i cili humbi edhe në vendlindjen e tij Kukës.

E diel, 22 Maj 2022
23:16
‘U krye!’, Berisha deklaratë pas fitores: Ky besim është detyrim për mua, misioni ynë të na njohin procesin, përshëndes Elezin

Ish kryeministri Berisha iu drejtua menjëherë pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve, selisë së PD, ku edhe mbajti fjalën si kryetar i saj.

Një mesazh Berisha dha edhe për rivalin e tij, Ibsen Elezi të cilin e përgëzoi për garën me integritet e qytetari.

23:01
Nisin festimet në selinë e PD, mbërrin Sali Berisha

Ish- kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në selinë blu, pas shpalljes si kryetar i Partisë Demokratike pas nëntë vitesh ndërprerje nga ky pozicion.

22:28
Shumë pranë nesh?! Dyshohet për rastin e parë me linë e majmunëve në Greqi, por analizat konfirmuan se …

Organet greke të shëndetit janë vënë në alarm pas shfaqjes së simptomave të lisë së majmunëve tek një turist britanik në ishullin e Kefalonisë .

22:24
Zgjedhjet në PD/ Nuk ka surpriza, Berisha rizgjidhet pas nëntë vitesh kryetar i ri i Partisë Demokratike

Ish-kryeministri Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet e zhvilluara ditën e sotme nga Komisioni i Rithemelimit. Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

22:19
Guardiola, mes lotësh: Jemi legjenda, s’kam parë në jetën time ekip si Liverpooli

Pep Guardiola në “qiellin e shtatë” pas triumfit të Manchester City-t për të dytin vit radhazi në Premier League dhe për herë të katërt në pesë sezonet e fundit. Me spanjollin në stol, Citizens kanë fituar gjysmën e titujve. Në përfundim sfidës së çmendur ndaj Aston Villas, Pep, teksa po përqafonte një nga bashkëpunëtorët e tij, nuk i përmbajti dot lotët.

22:01
Vrasësi serial më i tmerrshëm/ Historia makabre e njeriut që hëngri mishin e 53 viktimave

Andrei Chikatilo është një ndër vrasësit serialë më të tmerrshëm në botë. Historia e tij rrëqethëse flet për kanibalizëm, krime makabre, e po ashtu thuhet se ai i përdhunonte viktimat pasi i kishte vrarë.

21:39
Zgjedhjet për kryetarin e PD, përfundon numërimi në Qarkun e Vlorës

Komisionet e numërimit kanë përfunduar me numërimin e votave në të gjitha degët e qarkut të Vlorës.

21:24
E vertetuan matjet shkencore, braziliani i Milanit futbollisti më i mire i Serisë A

Çmimi i lojarit më të mirë të Serisë A për sezonin 2021/2022 iu dha futbollistit të Milanit, Rafael Leao. Trofeu u dorëzua pas ndeshjes Sassuolo-Milan në fushën e “Mapei Stadium – Citta ‘del Tricolore”, në Reggio Emilia.

20:55
​Lufta do zgjasë! Rusia planifikon prodhimin e 50 raketave të reja ndërkontinentale

Rusia planifikon të ndërtojë dhe vendosë rreth 50 raketa të reja balistike ndërkontinentale Sarmat të afta për sulme bërthamore deri në fund të vjeshtës, tha Dmitry Rogozin, drejtor i përgjithshëm i agjencisë hapësinore ruse Roscosmos.

20:35
Video/ Aksident me vdekje në Lezhë! Ndërron jetë 71-vjeçarja, lëndohen tre familjarë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në në aksin rrugor Shkodër – Lezhë, në vendin e quajtur “Dajç”.

20:33
Mbyllet procesi i votimit për kreun e PD në Fier, Gjirokastër e Lezhë! Korça dhe Devolli shpallin fituesin

Procesi i votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka përfunduar në disa qytete të vendit dhe ka nisur numërimi.

20:22
Zbulohet një skelet në Ardenicë, dyshohet se i përket një ushtari italian

Ne Ardenice te Lushnjës është gjetur një skelet njeriu, qe dyshohet se mund te jete i një ushtari italian te luftës se dyte botërore.

20:08
Lumturia e dytë e Biljes, historia e Hasanit që fatkeqësia e bëri me dy gra

Hasani jeton në fshatin Rranzë të Malësisë së Krujës sëbashku me dy gratë e tij,  Havanë që është 74 vjece, dhe Lumturinë që është 24 vjet më e re. Nuk ishte pasioni apo dashuria që e sollën gruan e dytë në këtë familje, por fatkqësia.

20:03
Mbyllet procesi i votimit në Kukës dhe Bulqizë, nis numërimi

Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike ka përfunduar në Kukës dhe Bulqizë, rreth gjysmë ore më para se sa orari që ishte përcaktuar në herët dhe ka filluar procesi i numërimit.

19:58
“Mapei Stadium” ngjyroset kuqezi, Milan fiton titullin kampion pas 11 vitesh

Pas 11 vitesh Milan fiton titullin kampion të Seria A, i 19-ti në historinë e “Djallit”, në një sezon shumë të luftuar dhe me konkurrencë të lartë nga rivalët e përjetshëm, Inter, deri në takimin e kësaj të dielë. “Kuqezinjtë” triumfuan “Mapei Stadium” ndaj Sassulos me rezultatin 0-3, në një ndeshje që ishte shumë e […]

19:51
Puka turistike, 200 alpinistë profesionistë bashkohen për ta promovuar

Për herë të parë ne vendin tonë, mbi 200 alpinist profesionist nga federatat e  Shqipërisë, Kosoves, Malit të Zi dhe Maqedonisë se Veriut, u bashkuan për të promovuar një zonë turistike. Për këtë përzgjodhën Pukën dhe Malin e Munelles. 

19:48
Nis sezoni në Sarandë! Qyteti pret turistë në shifra si para pandemisë

Në Sarandë është çelur sezoni turistik pas një periudhe të vështirë pritjeje. Aktivitet që u ekspozuan në shëtitoren kryesore të qytetit pritet të jenë prezente përgjatë gjithë sezonit. 

19:47
Deti i verdhë! Në Shëngjin e Velipojë del pluhur në breg, dyshohet se është polen

Edhe bregdeti i Velipojës është përfshire nga një fenomen i pazakontë i ujit, në dukje të parë si një ndotje por që nuk rezulton e tillë. Ngjyra e verdhe në bregdet dyshohet se  është shkaktuar nga poleni i pishave.

19:43
Çmimet e perimeve/ Shtrenjtimi jo nga fermeri, por nga grosistët

Ky do të jetë një sezon i mirë për fermerët që kanë kultivuar domate. Fermeri, Vladimir Cela, thotë se shumë bujq hoqën dorë nga kjo kulturë bujqësore pasi një vit më parë tregtarët e mëdhenj një kilogram domate e blen tek fermeri tepër lirë.

19:41
Afrohet lija e majmunit, dyshohet për një turist të infektuar në Greqi

Në spitalin Attikon të Athinës  janë shtruar prej të shtunës në mbrëmje një shtetas britanik dhe partnerja e tij pasi dyshohet se janë infektuar më linë e majmunëve .

19:38
Pasojat e aksidenteve, çdo ditë 5-10 ndërhyrje prej traumave në kokë

Sezoni turistik ka nisur me rritjen e numrit të aksidenteve  automobilistike dhe traumat. Sipas shefit të shërbimit neurokirugjik në spitalin e traumës çdo ditë kryhen 5-deri në 10 ndërhyrje kirurgjikale për shkak të traumave të kokës.

19:36
Frikë nga hakmarrja, policia mbikëqyr palët e përfshira në ngjarjet që u zbardhën

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajt para autoriteteve ishte si hapja e kutisë së pandorës ku dhjetëra persona janë të përmendur si autorë të dyshuar të krimeve të rënda.

19:34
Raundi i dytë pa emër, opozita nuk jep propozime për presidentin e ri

Dështon edhe raundi i dytë për zgjedhjen e një Presidenti konsensual. Partia Demokratike nuk paraqet asnjë kandidat  pasi pretendon se Partia Socialiste duhet ta mbështesë me firmat e saj.

19:32
Berisha drejt rizgjedhjes, votimi për kryetar në PD zgjatet deri në ora 20.00

1 vit pasi u shpall ‘non grata’ nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Sali Berisha sfidoi sërish duke konfirmuar përmes votës rikthimin e tij në krye te Partisë Demokratike, rikthim që rrezikohet   nga një vendim gjykate.

19:15
Pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00, kapet shifra e 38 mijë votuesve! Ja kush kryeson

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike njofton se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 17.00, sipas qarqeve, pasqyrohet në tabelën bashkengjitur. Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale fton të gjithë anëtarët e PD që ende nuk kanë votuar, të bëhen pjesë e procesit më […]

19:09
Fund “thriller” i Premier League-s, Manchester City fiton titullin e tetë në histori

Fund triller i Permier League-s. Manchester City triumfoi 2-3 me përmbysje ndaj Aston Villas në “Etihad Stadium”, një një sfidë emocionuese dhe të pazakontë, që nuk u rekomandohet atyre me zemër të dobët, duke fituar titullit e tetë kampion në histori, një sukses i arritur me “fotofinish”, pasi edhe Liverpooli iu imponua 2-1 Wolverhamtonit në “Anfield”.

18:52
Video/ Gruaja e presidentit Zelensky: Askush nuk ma merr burrin, madje as lufta

Zonja e parë ukrainase Olena Zelenska ka dhënë një intervistë përkrah bashkëshortit të saj së fundmi, që ishte edhe një rast i mirë për ta takuar atë e për të ndenjur ca çaste pranë tij.

18:34
Festë në Suharekë, Ballkani ngre lart kupën e kampionit

Festë dhe entuziazëm në stadiumin e Suharekës me rastin e ceremonisë së dorëzimit të titullit kampion skuadrës së Ballkanit, që për herë të parë në histori arrin të ngrejë lart trofenë më të rëndësishëm të futbollit në Kosovë.

18:24
“Trend” në Premier League, një tjetër klub dëshiron të blejë Armando Brojën

Armando Broja është kthyer në një nga emrat më të diskutuar të merkatos së kësaj vere. Talenti i kombëtares shqiptare kërkohet nga disa klube në Premier League dhe nga Napoli në Seria A.

18:23
Presidenti polak: Bota e lirë ka fytyrën e Ukrainës, asnjë vendim për të ardhmen nuk merret pa ta

Presidenti polak Andrzej Duda ka dhënë një mesazh mbështetjeje të fortë për Ukrainën gjatë fjalimit të parë personalisht të një lideri të huaj në parlamentin në Kiev që nga fillimi i pushtimit rus.

18:07
Kim Kardashian dhe familja e saj në rrezik për jetën, një person e kërcënon për bombë në…

Ylli i “The Kardashian” me famë botërore, Kim Kardashian së bashku me familjen e saj janë në rrezik. Kështu ka bërë me dije avokati i saj ditën e sotme.

17:54
Simbolet e luftës së Rusisë ndalohen në Ukrainë, shkronjat Z dhe V simbolizojnë mbështetjen ruse

Parlamenti ukrainas ka miratuar një projektligj që ndalon simbolet e pushtimit rus, duke përfshirë ato që përmbajnë shkronjat Z dhe V, tha deputeti Yaroslav Zheleznyak në Telegram.

17:51
Finalja e Conference League, Mourinho: Jam i lumtur, do vizitoj Shqipërinë për herë të parë

E mërkura e 25 majit do të jetë një moment historik për vendin tonë, pasi për herë të parë në Shqipëri do të luhet një finale europiane, ajo e Conference League mes Romës dhe Feyenoord.

17:46
Meshë në mes të bombardimeve/ Në Ukrainë luten për paqe

Në mes të zhurmës së bombardimeve ruse në qytetin fqinj të Severodonetsk, në frontin lindor të Ukrainës, besimtarët e Kishës Ortodokse në Lysychansk marrin pjesë në një meshë në bodrumin e një kishe të dëmtuar.

17:28
Presidenti polak: Ukraina duhet të vendosë vetë për të ardhmen e saj

Presidenti polak Andrzej Duda u bë i pari udhëheqës i huaj që mbajti një fjalim brenda parlamentit ukrainas, që kur Rusia filloi agresionin më 24 shkurt. Gjatë një vizite në Kiev të dielën, ai deklaroi nga foltorja e parlamentit, se Ukraina nuk duhet të dorëzohet përpara kërkesave të Presidentit rus Putin dhe se ajo duhet të vendosë vetë për fatin e saj.

17:19
Video/ Shkelzen Berisha voton në selinë blu për kreun e ri të PD

Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkelzen Berisha ka votuar pasditen e sotme në zgjedhjet që po zhvillohen për kreun e ri të Partisë Demokratike.

17:16
Momenti i së vërtetës/ Milan apo Inter, cili do e fitojë titullin e Seria A?

Seria A mbyll sot sezonin 2021-2022 dhe do të jenë pikërisht takimet e fundit të këtij edicioni të elitës së futbollit italian, që do të vendosin fituesin e titullit kampion. Ora 18:00 rezervon dy takimet më të rëndësishme dhe vendimtare të këtij kampionati Inter-Sampdoria dhe Sassuolo-Milan.

17:12
Di Maria: Mbappe ka ende kohë që të transferohet te Real Madrid-i

Kylian Mbappe zgjodhi të rinovonte me Paris Saint-Germain deri në 2025-ën, në vend të transferimit te klubi i tij i ëndrrave, Real Madrid, duke i dhënë kështu njëherë e mirë fund lajmeve dhe thashethemeve për të ardhmen e tij.

17:09
Pjesëmarrja në deri në orën 15:00/ Kryeson Tirana, ja sa anëtarë kanë votuar gjithsej

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale pranë Partisë Demokratike ka njoftuar se pjesëmarrja në votime për Kryetar të PDSH deri në orën 15.00 ka qenë 31.950 anëtarë.

17:05
Çfarë janë ‘Terminatorët’ rusë që janë parë në Ukrainë?

Imazhet e reja konfirmojnë praninë në Donbas të Ukrainës të një makine luftarake të blinduar të Rusisë, e cila është e pazakontë.

16:58
U votua në parlamentin ukrainas, zgjatet ligji ushtarak deri në gusht

Ukraina ka zgjatur ligjin ushtarak për tre muaj deri më 23 gusht.

16:50
“Manaj i pafat përballë Napolit”, mediat italiane vendosin notën e shqiptarit në ndeshjen e fundit të Seria A

Spezia ka luajtur këtë të dielë takimin e fundit në këtë sezon të Seria A dhe është mundur në shtëpi me rezultatin 0-3. Sulmuesi i kombëtares shqiptare që luan për ekipin e Spezia-s, Rei Manaj ka qenë shumë i pafat në këtë takim.

16:43
Ukraina përjashton mundësinë e një armëpushimi me Rusinë

Ukraina përjashtoi mundësinë e një armëpushimi ose lëshimi territorial ndaj Moskës, ndërsa Rusia intensifikoi sulmin e saj në rajonin lindor të Donbasit dhe ndërpreu dërgimin e gazit në Finlandë, në reagimin e fundit ndaj sanksioneve perëndimore dhe izolimit të saj gjithnjë e më të thellë në skenën ndërkombëtare.