Ish-i i Barcelonës ndëshkon Arsenalin, Lazio përmbys Midtjyllandin

27/10/2022 22:12

PSV Eindhoveni bëhet skuadra e dytë e Grupit A të Europa League që siguron kualifikimin për në raundin tjetër.

Skuadra holandeze mposhti 2-0 Arsenalin në “Philip Stadion”, duke blinduar vendin e dytë, me dy pikë më pak se “Gunners”. Golat për PSV-në u shënuan nga Veerman dhe Luk de Jong. Po në Grupin A, sfida mes Zyrihut dhe Bodo/Glimt përfundoi 1-1.

Në Grupin B, të dyja sfidat Fenerbahce – Rennes dhe AEK Lanarca-Dinamo Kiev u mbyllën me të njëjtin rezultat 3-3. Fernebahce dhe Rennes ndajnë kreun me nga 11 pikë (kualifikohen për në raundin tjetër), ndërsa skuadra që do të luajë në Conference League do të përcaktohet në raundin e fundit.

Në Grupin D, Royal Union (skuadër belge) fitoi 0-2 në fushën e Malmo, duke siguruar vendin e parë, ndërsa Inion Berlini triumfoi 1-0 ndaj Bragës, duke zhvendosur në vendin e tretë pikërisht ekipin portugez. Malmo mbetet e fundit me zero pikë.

Në Grupin C, Betisi siguroi vendin e parë pasi mposhti 0-1 skuadrën bullgare Ludogorets.

Në Grupin F, Laizo triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj skuadrës daneze Midtjylland, duke marrë vendin e parë me tetë pikë. Milinkovic-Savis dhe Pedro bënë të pavlefshëm golin e Isaksen.

Rezultatet në Europa League:

AEK Larnaca – Dyn. Kyiv 3-3

Fenerbahce – Rennes 3-3

Lazio – Midtjylland 2-1

Ludogorets – Betis 0-1

Malmo FF – Royale Union SG 0-2

PSV – Arsenal 2-0

Union Berlin – Braga 1-0

Zurich – Bodo/Glimt 2-1

Rezaltatet në Conference League

Anderlecht – FCSB 2-2

Austria Vienna – Lech Poznan 1-1

Fiorentina – Basaksehir 2-1

Nice – Partizan 2-1

Slovacko – FC Koln 0-0

Vaduz – AZ Alkmaar 1-2

Villarreal – H. Beer Sheva 2-2/ Super Sport

Top Channel